Grindja, qëllon me thikë 12-vjeçarin
11/03/2009 Autor një djalë i moshës 13-vjeçare. I plagosuri jashtë rrezikut për jetën
ELBASAN - Sulmon me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri të mëparshëm për një sharje. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasdite në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”, kur 13-vjeçari K.Ll me banim në lagjen “Shënkoll” ka goditur me thikë të miturin me inicialet XH.H, i vitlindjes 1997, me banim në lagjen “Brigada XVII Sulmuese” në qytetin e Elbasanit.
Plagosja
Sherri mes tyre kishte filluar dy ditë më parë, kur pas një sharjeje njëri prej tyre ka rrahur tjetrin. Sherri është quajtur i mbyllur për njërin, por jo për të rrahurin e kësaj ngjarje. I përgatitur për hakmarrje, 13-vjeçari ka futur thikën në xhep dy ditë pas ngjarjes dhe ka shkuar të kërkojë 12-vjeçarin e lagjes tjetër. Kur e ka gjetur, s’ka menduar shumë, por e ka goditur dy herë në trup me thikë. I mituri, nën një lum me gjak, është transportuar menjëherë në spital, ndërkohë që janë lajmëruar prindërit. Mësohet se gjendja e tij është paraqitur mjaft e rëndë dhe mjekët kanë kërkuar që 12-vjeçari të dërgohet menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë policisë s’i ka mbetur gjë tjetër veç të verifikojë shkakun e ngjarjes dhe të procedojë në gjendje të lirë autorin, i cili për shkak të moshës së mitur nuk mund të arrestohet. Sipas të dhënave më të fundit, pas një ndërhyrjeje kirurgjike 12-vjeçari i dëmtuar me thikë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e kanë konfirmuar këtë fakt pas disa orësh në observacion dhe një operacioni të vështirë.
Drejtuesit e policisë e cilësojnë këtë ngjarje të rëndë për shkak të moshave të përfshira, por e quajnë sporadike dhe jo një pasojë zinxhir e disa ngjarjeve të tilla.
13-vjeçari, autor i plagosjes, ka qenë mjaft i heshtur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për atë që ndodhi. Të tronditur, prindërit e tij janë interesuar gjatë gjithë kohës për djalin e plagosur. Kjo ngjarje, për shkak të moshës së mitur të të dy djemve, ka tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të shkollave, të cilët kanë kërkuar të gjenden forma kontrolli për mosmbajtjen e armëve nga të miturit. Policia ka vendosur ta procedojë çështjen në gjendje të lirë për 13-vjeçarin, por ka kërkuar nga prindërit që të kenë kujdes dhe të ndërhyhet nëpërmjet një psikologu. 13-vjeçari është renditur si autori i një krimi me moshën më të vogël të regjistruar prej kohësh në Elbasan. Ai akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje të mbetur në tentative”, megjithëse praktikisht nuk do të ketë procedim për të. Goditjet me thika ndaj personit janë regjistruar edhe si ngjarjet e rënda më të përhapura në Elbasan muajt e fundit. Ky lloj krimi zë vendin e parë për krimet ndaj personit. Mësohet se një ditë pas ngjarjes policia është gjendur në disa shkolla për të sensibilizuar drejtuesit dhe nxënësit për të lajmëruar nëse hasin probleme të tilla ose nëse shohin se diçka nuk shkon me djem të rinj që ndoshta janë edhe konsumatorë të drogës. Një gjë e tillë është bërë kryesisht në gjimnaze, por pas kësaj ngjarjeje është kërkuar kujdes edhe në shkollat 9-vjeçare.
Plagosja
Sherri mes tyre kishte filluar dy ditë më parë, kur pas një sharjeje njëri prej tyre ka rrahur tjetrin. Grindja është quajtur e mbyllur për njërin, por jo për të rrahurin e kësaj ngjarje. I përgatitur për hakmarrje, 13-vjeçari ka futur thikën në xhep dy ditë pas ngjarjes dhe ka shkuar të kërkojë bashkëmoshatarin e tij. Kur e ka gjetur, s’ka menduar shumë, por e ka goditur dy herë në trup me thikë.
Autori
Autori 13-vjeçar i plagosjes ka qenë mjaft i heshtur dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për atë që ndodhi. Të tronditur, prindërit e tij janë interesuar gjatë gjithë kohës për djalin e plagosur. Kjo ngjarje, për shkak të moshës së mitur të të dy djemve, ka tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të shkollave, të cilët kanë kërkuar të gjenden forma kontrolli për mosmbajtjen e armëve nga të miturit.
Statistikat
Nga statistikat vepra e plagosjes me thikë ose e krimit ndaj personit me mjete të mprehta është përcaktuar si tepër shqetësuese. Pas vjedhjeve krimi i plagosjes ka qenë më i përhapuri. Ndërkohë në bazë të statistikave afërsisht nga fillimi i vitit janë regjistruar rreth 20 raste të plagosjes me thikë, ndërsa brenda muajit rreth 7 të tilla, kryesisht nga adoleshentët në grindje e sipër.