PS fiton 39%, PD 34 dhe LSI 5 për qind
11/03/2009 “Zogby International” publikon të dhënat e sondazhit për muajin shkurt
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në këtë periudhë 39% e të anketuarve nga sondazhi i “Zogby International” do të votonin për Partinë Socialiste, ndërsa 34% e tyre për Partinë Demokratike. Shifrat janë bërë të njohura dje në Top-Channel nga përfaqësuesit e “Zogby”, i cili ka publikuar për të dytin muaj radhazi sondazhet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Edhe në këtë sondazh, ashtu si në muajin janar, marzhi i gabimit llogaritet në 3.2 për qind. Sipas të dhënave të sondazhit, në vend të tretë për sa i takon mbështetjen renditet LSI me 5 për qind dhe më tej vjen partia “G99” me 2%. Ndërsa për PDK, PBDNJ, PR, PAA dhe PSD mbështetja e të anketuarve llogaritet me 1 për qind për secilin subjekt. Në lidhje me pesë çështjet kryesore me të cilat përballet shoqëria shqiptare, të anketuarit rendisin papunësinë me 67%, ekonomia 64%, varfëria 43%, korrupsioni në qeveri me 31 për qind dhe inflacionin me 24 për qind. Pyetjes se si e vlerësojnë të anketuarit drejtimin që ka marrë Shqipëria, 41% e të pyeturve shprehen në “rrugën e duhur”, 45 për qind në “rrugën e gabuar” dhe 14 për qind e të pyeturve nuk janë të bindur. Për sa i takon performancës së treguar nga Kryeministri Sali Berisha 36 për qind e vlerësojnë pozitivisht, ndërsa 62% japin një vlerësim negativ. Ndërsa për sa i takon performancës së liderit të opozitës Edi Rama pozitivisht shprehen 44 për qind e të anketuarve dhe vlerësim negativ japin 54% e tyre. Për sa i takon vlerësimit që bëhet nga votuesit e pavendosur 76% e të anketuarve japin vlerësim negativ për Kryeministrin Berisha, ndërsa 22 për qind e vlerësojnë pozitivisht atë. Ndërsa për kreun e PS-së Edi Rama vlerësimi negativ nga të pavendosurit arrin në 67% dhe vlerësimi pozitiv në 29 për qind. Për sa i takon vlerësimit për partitë politike 56 për qind e të anketuarve shprehen pozitivisht për Partinë Demokratike, ndërsa 40 për qind e vlerësojnë negativisht. Sipas sondazhit, për Partinë Socialiste 61% e të anketuarve shprehen pozitivisht dhe 34% e tyre shprehen negativisht. Për sa i takon votuesve të pavendosur 53 për qind e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht Partinë Demokratike dhe 49% e tyre vlerësojnë Partinë Socialiste.