E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindja, vret kunatin ne sy te motres

Nje 30-vjecar eshte vrare, dje, me arme zjarri prane stadiumit te qytetit te Shkodres. Ardian Muja eshte qelluar me pistolete ne sy te se fejuares, e cila ka mbetur e plagosur nga plumbat. Krimi ka ndodhur rreth ores 19:00 te mbremjes. Ne momentin e pare, policia tha se ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili dyshohet te jete Fatjon Bushati, kunati i viktimes. Krimi mendohet te kete ndodhur pas nje grindjeje te castit mes viktimes dhe autorit. Deshmitaret ne vendngjarje i treguan policise se grindja eshte shkallezuar ne fjale te ashpra, duke avancuar me grushte. "Ne nje moment, autori i krimit ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar mbi Ardian Mujen, duke e lene te vdekur ne vend", treguan personat qe pane skenen me sy. Nderkohe e fejuara e viktimes, Dorela Bushati, eshte plagosur rende dhe ndodhet e shtruar ne repartin e kirurgjise te spitalit rajonal te Shkodres. Mjeket thane se eshte ende heret per te mesuar nese vajza do t'i mbijetoje plages se plumbit qe mori, ndersa mundohej te shuante sherrin mes vellait te saj dhe te fejuarit.
Grindja
Konflikti mes Ardian Mujes dhe Fatjon Bushatit ka nisur ne apartamentin e familjes Bushati ne korridorin e shkalleve te katit te katert, te nje pallati te vjeter ne lagjen "Kongresi i Permetit", te qytetit te Shkodres, ne afersi te stadiumit. Ardian Muja kishte shkuar ne shtepine e te fejuares se tij 24-vjecare Dorela Bushati. Policia e Shkodres tha se ende nuk ka arritur te zbardhe shkakun, per te cilin dy kuneterit kane hyre ne konflikt. Ajo qe dihet, eshte se grindja mes tyre ka filluar ne apartamentin e Bushateve, per te vazhduar ne korridorin e katit te katert te pallatit, deri poshte. Fjalet e ashpra u kane lene vendin grushteve e shkelmave, derisa kane krisur armet.
Vrasja
"Dy kuneterit kane nxjerre armet qe mbanin ne brez dhe kane qelluar mbi njeri-tjetrin", beri te ditur policia e Shkodres. Ardian Muja eshte gjetur me pistolete ne dore, ndersa Fatjon Bushati eshte kapur me nje pistolete, qe dyshohet te jete arma e krimit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur se nga rikonstruksioni paraprak i skenes se krimit, dyshohet se Ardian Muja ka qelluar i pari. Njeri prej plumbave te dale nga arma e 30-vjecarit ka kapur gabimisht te fejuaren e tij, Dorelen, e cila po mundohej te shuante grindjen. Nderkohe, Fatjon Bushati i eshte kunderpergjigjur kunatit, duke e lene te vdekur ne vend.
Hetimet
Me te marre informacion per ngjarjen, nje grup ekspertesh kriminaliste eshte nisur per ne lagjen "Kongresi i Permetit", i shoqeruar nga policia e rendit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur se ne vendin e ngjarjes u gjeten kater gezhoja te dala nga dy pistoleta. Ekspertet kriminaliste fiksuan provat e gjetura ne vendngjarje dhe fotografuan vendndodhjen dhe pozicionin e tyre. Nderkohe trupi i viktimes eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Shkodres, per t'iu nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore qe do te sqaroje shkaqet e vdekjes. Nderkaq, duart e tij i jane nenshtruar analizes se dorezes se parafines, per te verifikuar nese ne te ka mbetje te faktoreve plotesues te qitjes. Te njejtes analize i eshte nenshtruar edhe Fatjon Bushati. Nga konkluzionet e kesaj analize do te mesohet se cili prej tyre ka qelluar mbreme, ndersa eksperimentet e tjera balistike pritet te percaktojne trajektoren e secilit prej plumbave ta dala nga dy pistoletat.
Precedenti
Vrau vellane per nder
Me 19 shkurt te ketij viti, nje 40-vjecar ka ekzekutuar vellane e tij, pese vite me te vogel, pas nje grindjeje ne fshatin Shelqet, te Vaut te Dejes. Aleksander Ndoci u vra me automatik, ndersa punonte token nga vellai i tij, Nardi. Konflikti fillimisht u tha se ndodhi per ceshtje pronesie, por vete i arrestuari, ndersa pohoi krimin, tha se kishte vrare vellane per ceshtje nderi. Nje dite pas arrestimit, Nard Ndoci tentoi vetevrasjen ne dhomat e paraburgimit te policise se Shkodres, duke prere damaret e dores.
Kush qelloi mbi Dorelen?
Policia e Shkodres ka ngritur nje grup te posacem hetimor per te zbardhur ngjarjen e mbremshme. Per kete, ajo po bashkepunon me Prokurorine e Rrethit. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se zbardhja e kesaj ngjarjeje nuk eshte e lehte, pasi ende mister mbetet fakti se kush qelloi mbi Dorelen. Edhe nese vajza do te jete ne gjendje te deshmoje pas permiresimit te shendetit, per te zgjidhur kete ceshtje nuk mund te merren per baze deshmite e saj. Gjithcka mendohet t'i besohet teknikave te kriminalistikes, te cilat do te percaktojne se nga cila pistolete doli plumbi qe qelloi mbi 24-vjecaren.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›