E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkime ne institucionet e sigurise

Tragjedia ne Gerdec pritet te lekunde nga posti krere te institucioneve te sigurise kombetare. Paralajmerimi u dha dje nga Kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se personat pergjegjes do te dalin para ligjit, duke vene theksin ne pergjegjesite institucionale. "Drejtesia duhet te nxjerre te gjitha pergjegjesite, personat pergjegjes dhe t'i vendose para ligjit. Pervec pergjegjesive personale, ekzistojne pergjegjesite institucionale, te cilat iu siguroj ju se si ketu dhe ne cdo vend tjeter kane vetem nje pergjigje: reformimin dhe vetem reformimin", tha Kryeministri Berisha. Sipas tij, te gjitha institucionet e sigurise kombetare duhet t'i nenshtrohen nje reforme te thelle dhe te shpejte. Pa vene gishtin ne emra konkrete, kreu i qeverise tha se eshte i vendosur per realizimin e nje reforme sa me shpejt, ne menyre qe ngjarje te tilla te parandalohen ne te ardhmen. Ne fakt, me te prekurit pritet te jene institucionet e sherbimit sekret dhe atij ushtarak. Qe ne nje fare menyre u preken dje gjate prononcimit te Kryeministrit. Por, nga ana tjeter, sherbimet inteligjente ishin me te kritikuarat dhe nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dy dite me pare gjate mbledhjes se Keshillit te Sigurise Kombetare. "Institucionet e sigurise se shtetit kane nevoje per nje reformim te thelle. Ato duhet te funksionojne dhe secili duhet te mbaje pergjegjesine e tij. Po nuk u ndermoren keto reforma situata te tilla mund te perseriten ne menyre periodike", vijoi Berisha, i bindur se reformat do te japin pergjigjen me te shpejte dhe te sigurt te problemeve te sigurise ne vend. Nga ana tjeter, Kryeministri i beri thirrje Prokurorise se Pergjithshme qe te nxjerre sa me pare cdo pergjegjesi ligjore dhe individuale. Por nuk harroi te ritheksoje se krahas saj dhe hetimeve qe po kryhen mbi tragjedine e Gerdecit, nevojiten edhe reforma. "E them kete, jo per te shmangur pergjegjesite personale e individuale. Por, problemi eshte se duhet te parandalohen situata te tilla dhe ne qofte se ne duam qe sistemi yne i sigurise te jete tjeter, te gjitha institucionet e sigurise kombetare duhet t`i nenshtrohen nje reforme te thelle", theksoi Berisha. Sipas kreut te ekzekutivit, reforma ne keto institucione do te synoje bashkerendimin, koordinimin dhe bashkeveprimin e tyre ne nje sintoni dhe harmoni te plote ne menyre qe te parandalohen tragjedi si ajo 15 marsit ne Gerdec.
Kryeministri vleresoi dje se zgjidhje te menjehershme nga qeveria dhe institucionet duhet te marre edhe problemi i rindertimit sa me te shpejte i zones. Ne kete aspekt, Berisha vleresoi se po ecet me shpejtesi te madhe ne procesin e llogaritjes se demit material ne Gerdec. Sipas Kryeministrit, brenda dites se sotme do te mund te kemi nje fature te sakte dhe te plote te demit material te shkaktuar ne zone, nga shperthimi i depos se armatimeve. "Jane vleresuar deri tani 1400 banesa dhe kam shume shprese qe vleresimi perfundimtar te behet brenda fundjaves", nenvizoi Kryeministri. Ai theksoi se qeveria eshte e gatshme qe te mblidhen ne cdo kohe per te bere te mundur rialokimin e buxhetit per te rregulluar fondin e nevojshem per disbursim. Fond qe, sipas tij, do te filloje shume shpejt, siguroi Kryeministri. Berisha shprehu gatishmerine e qeverise per te perballuar situaten e rende te krijuar pas tragjedise se shperthimit ne Gerdec. Sipas tij, drejtesia duhet te nxjerre te gjitha pergjegjesite dhe personat pergjegjes per tragjedine e Gerdecit, dhe t`i vendose ata para ligjit, si kushti me i domosdoshem per t`i dhene pergjigjen ligjore asaj qe ndodhi.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›