E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindje te rinjsh dy vellezer ne spital


I arrestuar per krimin
Ferat Skacaj 31 vjec nga Kukesi banues ne rrugen Gjergj Legisi

Policia shoqeron si te dyshuar dy vellezer te tjere dhe nje shok te tyre


Nje konflikt mes disa te rinjve ne qytetin e Gramshit ka perfunduar me dy vellezer te demtuar te cilet moren plage nga kjo grindje. Ngjarja rreth mesnates se te shtunes ne qender te Gramshit kur 3 personat ndodheshin ne vendin e quajtur ish- parku ndersa ne bashkepunim me njeri-tjetrin qelluan vellezerit.


Burime nga policia lokale bene te ditur dje se Altin dhe Roland Beqiri 20 dhe 26 vjec me banim ne Gramsh si dhe Olsjan Naska 23 vjec sulmuan me mjete te forta dy vellezerit me inicialet A. L dhe E.L perkatesisht 20 dhe 18 vjec me banim ne Gramsh.


Shkaku i kesaj ngjarjeje dyshohet pija ndersa ata kane qendrouar ne nje lokal te lagjes deri vone ne mengjes. Nga konflikti mes tyre vellezerit moren demtime dhe plage te ndryshme ne trup ndersa ata u derguan ne spital per mjekim.


Policia e Gramshit pas informacionit te marre mbi ngjarjen mberriti menjehere atje duke nisur hetimet me qellim sqarimin e ngjarjes nga policia. Tre personat e identifikuar nga policia si autore te krimit u shoqeruan nga efektivet blu ne komisariatin e Elbasanit per tu pyetur mbi kete ngjarje.


Burimet e policise konfirmuan per Shekullin se ndaj tre te rinjve te dyshuar si autore te ngjarjes kane nisur hetimet. Dy vellezerit e demtuar jane trasportuar ne spital ku edhe kane marre ndihmen e pare mjekesore ndersa mesohet se gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten. Ata mesohet se jane pyetur edhe nga hetuesit e policise per te mesuar prej tyre shkaqet e konfliktit me tre personat e dyshuar.


Policia ka administruar ne cilesine e proves deshmite e te gjithe personave te dyshuar si te perfshire ne konflikt ndersa dosja i kaloi Prokurorise se Elbasanit. Altin e Roland Beqiri si dhe Olsjan Naska sipas burimeve zyrtare te policise akuzohen per plagosje te lehte me dashje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›