E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Permbytjet te rikthehet buxheti 2011

Kryesocialisti ka kerkuar ndryshimin e buxhetit duke parashikuar investime ne parandalimin e permbytjeve


Permbytjet ne Shkoder kthejne edhe nje here vemendjen nga investimet e kryera deri me tani ne permiresimin e infrastruktures kulluese ne te gjithe vendin por kryesisht ne keto zona.

Gjate nje vizite te krye ne zonat e permbytura ne veri-perendim te vendit kreu i opozites Edi Rama theksoi se pergjigja me e mire ndaj permbytjeve do te ishte ndermarrja e nje operacioni radikal i cili do te parandalonte perseritjen e ngjarjeve te tilla.


Duhet nje nderhyrje radikale. Nje nderhyrje per te cilen palet duhet te japin mirekuptim nuk eshte elektorale eshte e padukshme elektoralisht por eshte shume e rendesishme per themelet e ketij vendi qe po shkaterrohen komplet dhe qe praktikisht vendi eshte komplet i pa mbrojtur nga keto histori. Nuk ka mundesi qe sa here qe te kete permbytje ne te themi u terbua lumi u marros zoti u cmend kaskada - tha kreu i opozites.


Madje Rama sugjeroi rikthimin e buxhetit te shtetit pavaresisht nese ai eshte votuar tashme ne parlament per te parashikuar ne te fonde per investime masive ne rrjetin e argjinaturave dhe kanalizimeve. Buxheti i vitit 2011 eshte kundershtuar ashper nga opozita por nese ne rend te dites do te ishte shtimi i fondeve per investime ne kete sektor sipas Rames do te bente qe opozita ti votonte keto ndryshime.


Nje veprim logjik do te ishte rishikimi i buxhetit 2011 ku te ndermerreshin investime masive per te ndaluar mocalizimin e vendit veprim per te cilin Partia Socialiste do te ishte e gatshme te votonte ne parlament - tha Rama. Deklaratat e kreut te opozites u bene gjate ndalimit te tij ne digen e Torovices e cila prej disa ditesh ka qene ne rrezik shembjeje.


Olldashi reagim per Ramen


Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka kritikuar kreun socialist se po keqperdor permbytjet ne Shkoder.

Per Olldashin zoti Rama duhet te kishte ardhur me pare ne Shkoder kur qyteti ishte goditur nga reshjet e shiut. Pas 5 ditesh ka dale dielli dhe ka 5 dite rresht dhe sot eshte koha per ta kujtuar qe asnje perfaqesues serioz i opozites shqiptare nuk eshte dukur ne Shkoder.

Ka 5 dite qe askush nga drejtuesit e Partise Socialiste nuk ka hyre ne kete qytet. Nuk ka ardhur ketu te shikoje se cfare veshtiresish kane njerezit cfare nevojash dhe nuk e bejne kete sepse e konsiderojne Shkodren kosto politike-deklaroi Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›