E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas permbytjes lirohen fondet 6 muaj te bllokuara


DURRS/ Mbremjen e se shtunes keshilli bashkiak miratoi fondin e lene gjashte muaj peng prej 100 milione lekesh. Nderkohe shume banesa jane permbytur dhe miliona leke orendi ka qene demi i shkaktuar banoreve te qytetit nga permbytjet
Qyteti bregdetar permbytet nga lumenjte e kanalet


Shtabi i emergjences ne qytetin e Durresit u ka bere thirrje banoreve te permbytur ne Shkozet dhe Plazh te lene shtepite e tyre dhe te zhvendosen tek te afermit ne zona te tjera. Ne dispozicion te tyre jane vene edhe dhomat e shtepise se pushimeve ne Plepa te Durresit. Dramatike konsiderohet gjendja ne Shkozet te Durresit ku dhjetera familje jane permbytur ne mase te madhe. Uji neper shtepi ka shkuar ne lartesine mbi 1 meter per shkak se kanali i ujerave te larta eshte zbrazur pikerisht ne shtepite e tyre duke shkaterruar pajisje dhe orendi te jeteses se perditshme. Banoret edhe ne kushte te veshtira nuk i kane braktisur shtepite dhe bizneset e tyre. Dhjetera shtepi e biznese jane bere te pabanueshme pasi uji ka vershuar brenda tyre. Orendite kane dale jashte perdorimit ndersa jetesa ne keto banesa eshte e pamundur. Banoret kerkojne ndihmen e institucioneve pasi sipas tyre shtepite iu permbyten sa here qe bie shi.


Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar probleme edhe ne rruget nacionale ne Durres dhe ne rrugen Plazh-Plepa ne nje gjatesi rreth 1 km duke e bere kete aks me te veshtirin aktualisht per shkak te ujerave te cilat kane vershuar dhe nuk kane nje dalje per tu zbrazur ne det. Autostrada u bllokua nga hyrja e Durresit ne afersi te Ures se Dajlanit deri ne Sukth. Bllokimi per nje periudhe te shkurter ka ardhur pasi bizneset qe operojne pergjate ketij aksi u permbyten nga reshjet intensive te shiut ndersa keta te fundit punuan per nxjerrjen e ujit nga objektet me ane te pompave thithese i cili me pas derdhej ne autostrade duke ndikuar ne paralizimin e plote te levizjes.


Burime zyrtare te policise se qarkullimit ne Durres kane kerkuar nga drejtuesit e mjeteve kujdes dhe kufizim shpejtesie deri ne 60 km/ore ne te gjitha segmentet nacionale. Ne fshatin Vadardhe te Sukthit jane rrezikuar rreth 80 banesa pasi kishte dale nga shtrati uji i nje rezervuari qe derdhej ne kanalin e Tones dhe qe me pas kishte vershuar neper banesa. shte kerkuar qe te evakuohet zona por me pas gjendja eshte stabilizuar. Pas stabilizimit te situates eshte deklaruar se situata eshte vene ne kontroll dhe se i vetmi problem mbetej furnizimi i hidrovoreve me energji elektrike.


Rreth situates se kapercyer gjate nates ka folur Prefekti i Qarkut te Durresit Genc Alizoti i cili ka pohuar se ne rrezik kane qene rreth 80 banesa. Banoret nuk i kane braktisur shtepite duke u strehuar ne katet e siperme dhe tek te afermit e tyre. Po punohet per mbajtjen nen kontroll te digave e rezervuarit te Arapajt si dhe te Shijakut.
Durres 100 milione leke per kanalizimet.


U deshen permbytjet e dhjetera shtepive qe me ne fund keshilli bashkiak te jepte miratimin per levrimin e nje fondi prej 100 milione lekesh per rreth 100 nderhyrje ne zona te ndryshme te Durresit kryesisht ne Plazh Shkozet e periferi. Madje pavaresisht se prej gjashte muajsh ky projekt eshte mbajtur pezull tashme megjithese jane bere disa debate ai eshte miratuar per te bere te mundur te pakten daljen nga situata e emergjences.


Me problematike ka qene zona e Plazhit prapa linjes hekurudhore ku jane permbytur me qindra banesa dhe ujerat kane hyre neper mjediset e banimit deri ne lartesine 30-40 cm. Per kete pastrim kanali bashkia kishte hartuar projektin Kolektori i ujerave te bardha dhe pastrimi i kanalit te hapur ne lagjen 13 me vlere 135 milione leke per te realizuar nderhyrjen qe do te realizoje permiresimin e gjendjes. Ne relacionin e paraqitur eshte theksuar se kjo zone do nje studim teresor per te bere zgjidhjen perfundimtare pasi ka siperfaqe dhe shtrirje te madhe. Megjithate eshte kerkuar qe te nderhyhet per te permiresuar situaten e rende ku ndodhen banesat e permbytura duke pasur parasysh qe kjo pjese projekti te inkuadrohet me projektin perfundimtar.


Mbledhja e Keshillit Bashkiak ka filluar me debate si zakonisht me akuza e kunderakuza nga te dyja palet. Mbledhja ishte iniciuar me kerkesen e 1/3 te keshilltareve te aleances PD - LSI per problemet e emergjences. Mbledhjet e keshillit bashkiak te qershorit dhe nentorit mes te cilave ndodhej dhe projekti per zonat tashme te permbytura ishin shtyre pas kundershtimeve te te djathteve. Gjithsesi kane qene keta te fundit qe dje kane kerkuar zhvillimin e mbledhjes. Keshilltari i djathte Sadik Berisha ka qene ai qe ka terhequr vemendjen per me shume kujdes ndaj problemeve te njerezve me halle si ata qe jane permbytur.


Ai ka thene se pikat e dobeta qe jane ne zonat e permbytura jane verifikuar qe ne nentor te vitit te kaluar por nuk jane bere nderhyrjet. Atje nuk duhet nje fond prej 13 milionesh por nje sasi me e madhe lekesh per nje nderhyrje afatgjate. Ky fond - ka theksuar Berisha - duhej te ishte miratuar me pare. Per masat e pamarra duhet te nxirren pergjegjesite edhe te pushtetit qendror edhe te atij lokal. Njerezit nuk duheshin lene ne meshire te fatit. Ka qene para sezoni veror kur mund te nderhyhej dhe jo tani kur jane permbytur permbylli Berisha. Pas debateve me konsesus eshte miratuar fondi prej 100 milione lekesh per te realizuar rreth 100 nderhyrje ne zona te ndryshme ky kryesor mbetet investimi ne kanalin e Shkozetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›