E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi i llotarise vritet pronari i pikes se basteve

Murat Mata mbeti i vdekur pasi u godit me thike nga Ferat Skacaj. Konflikti per nje borxh 1 mln leke


Te plagosur mbeten Petrit Mata kusheri i viktimes dhe Dritan Murati shok me viktimen. Dorezohet autori

TIRANE- Duhej te paguante nje milion leke te vjetra borxhliu vret pronarin e pikes se basteve dhe plagos kusheririn dhe shokun e tij. Policia arreston autorin e krimit nje ore pas ngjarjes ne qytetin e Kamzes ndersa ai tentonte te largohej per tu fshehur tek disa te aferm te tij.


Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth ores 1500 ne nje bllok pallatesh prane ktheses se Kamzes te njohur me emrin pallatet e malajzianit kur Ferat Skacaj goditi disa here me thike ne bark Murat Maten 40 vjec banues ne kete zone duke e lene te vdekur.


Po ashtu Skacaj qelloi me thike dhe la te plagosur rende kusherinjte e viktimes Petrit Maten djali i xhaxhait te Murat Mates ndersa u plagos shoku i tij Dritan Murati.


Policia arriti te ndalonte autorin e dyshuar te ngjarjes Ferat Skacajn te fshehur ne nje godine konvikti te Universitetit Bujqesor Instituti Bujqesor ne Koder Kamez. Policia i bllokoi autorit te dyshuar te krimit armen me te cilen mendohet te jete kryer vrasja ne afersi te komleksit te pallateve. Autori i krimit iu dorezua policise pa ndonje rezistence dhe pa iu folur atyre asnje fjale mbi ngjarjen.


Shkak per konfliktin mesohet te jete bere pamundesia e autorit te dyshuar te krimit per te shlyer borxhin ndersa ishte i papune dhe jetonte ne gjendje te rende ekonomike ne nje banese prane kompleksit te malajzianit ne drejtimin verior te ketyre pallateve matane hekurudhes se trenit.


Vrasja


Per shkak te borxhit te prapambetur te Ferat Skacajt ndaj Murat Mates ata kishin lene nje takim se bashku dy dite me pare dhe duhej te takoheshinn pikerisht prane Kompleksit te Malajzianit ku edhe kishte piken e tij te basteve Murat Mata.


Sipas burimeve te policise nje nga te plagosurit i ka treguar atyre se Murati i kishte kerkuar Feratit te takoheshin per te sqaruar mundesine e shlyerjes se shpejte te borxhit pasi sipas pretendimeve kohet e fundit ai po iu shmangej atyre dhe per me teper po i mashtronte.


Sapo jane takuar dje ne mesdite Skacaj i pohoi Muratit se nuk kishte para per te paguar borxhin por se po perpiqej tia paguante. Pas ketij pohimi mes tyre nisen debatet dhe ndaj Skacajt tre personat nisen te ushtronin dhune duke e qelluar dhe e goditur me sende te forta dhe grushte.


I gjendur ne rrethana te tilla ai nxori nje thike qe mbante me vete duke ua ngulur agresoreve te tij. I pari qe u gjend ne balle te goditjeve qe pikerisht pronari i pikes se basteve i cili mori disa goditje me thike ne bark. Me pas mbeti i plagosur edhe kusheriri i afert i tij Petrit Mata ndersa shoku i tyre Dritan Murati mori nje plage me te lehte.


Murat Mata nderroi jete menjehere sapo mberriti ne spital ndersa Petrit Mata mesohet se ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Dritan Murati sipas policise pas mjekimit te marre la spitalin dhe u mor nga policia per tu pyetur ne lidhje me ngjarjen.


Pranon krimin ka frike per familjen


Pas krimit te ndodhur ne kompleksin e pallateve te njohur me emrin pallatet e Malajzianit Ferat Skacaj arriti te largohej permes pallateve te reja dhe ne kembe mundi te mberrinte ne afersi te ures ne Institutin Bujqesor.


Prej aty ai u largua ne drejtim te godinave te konvikteve per tu fshehur tek nje i aferm. Pas nje negociimi te shkurter me drejtues te komisariatit te policise nr.3 dhe ata te policise se Tiranes ai u dorezua. Ne cilesine e proves materiale policia i bllokoi armen e krimit nje thike e cila sipas policise plotesonte kushtet e armes se ftohte.


Gjate shoqerimit te tij ne polici Skacaj iu ka pohuar bluve se nuk kishte pasur qellim te godiste personat por se ne gjaknxehtesi e siper kishte qelluar te parin Murat Matajn. Me tej ai ka pranuar autoresine e vrasjes ndaj Matajt si dhe plagosjen e dy personave te tjere.


Mu sulen te gjithe dhe po me masakronin duke me qelluar me grushte dhe sende te forta. Ne gjaknxehtesi e siper por edhe ne vetembrojtje i godita me thike sepse skisha mundesi tjeter- mesohet te kete pohuar Skacaj.


Gjate marrjes se tij ne pyetje nga oficeret e zyres se hetimit te vrasjeve ai ka pranuar vrajsen dhe ka rrefyer se i kishte pasur nje sasi parash borxh Matajt per te cilat po perpiqej ti shlyente.


Gjate shoqerimit te tij ne polici Ferat Skacaj pervec se pranoi autoresine e krimit iu pohoi hetuesve dhe efektiveve te policise se kishte frike per familjen e tij dhe per njerezit se mos ndoshta atyre iu ndodhte ndonje gje per hakmarrje ndaj krimit qe kishte kryer dje.


Autori kishte shlyer me pak se gjysmen e borxhit


Rreth kater muaj me pare Ferat Skacaj 31 vjec i kishte marre 1 milione leke te vjetra borxh pronarit te pikes se basteve Murat Mates. Burimet e policise thane dje per Shekullin se dyshohet se parate i kishte shpenzuar pikerisht ne piken e basteve qe menaxhonte Murat Mata i vrare dje pasdite nga Ferat Skacaj.


Ndersa nuk kishte mundur te fitonte parate qe kishte luajtur ne bast i kishte premtuar Mates qe parate do tia kthente shume shpejt ose me disa keste per shkak te gjendjes jo te mire ekonomike ne te cilen ndodhej.


Disa muaj pas marrjes se borxhit Skacaj nuk kishte mundur te shlyente borxhin pervec se kishte te paguante rreth 400 mije leke me keste te permuajshme. Nderkaq muajin e fundit Skacaj sipas deklarimeve te nje prej te plagosurve here pas here i ishte shmangur takimeve me njeriun te cilit duhej ti paguante edhe 600 mije leke te tjera.


Per kete shkak dje pasdite ata e kishin thirrur ta takonin per te sqaruar problemin dhe te mesonin se kur do te mundej te shlyente borxhin e mbetur.


1 milion leke te vjetra borxh i kishte Ferat Skacaj Murat Matajt. Sipas burimeve te policise parate ishin marre per te vene nje bast sportiv pikerisht ne dyqanin qe menaxhohej nga i vrari Mataj.


600 mije leke kishin mbetur ende per tu shlyer nga borxhi i marre prej autorit te dyshuar te krimit te djeshem. Nga shuma prej 1 milione lekesh Skacaj kishte mundur te shlyente kater keste nga 100 mije leke.


1 ore pas ngjarjes policia e komisariatit nr.3 dhe efektivet e policise munden te arrestonin autorin e krimit te djeshem. Ai u kap ne afersi te nje prej godinave te konvikteve te Universitetit Bujqesor ne Kamez. Gjate arrestimit ai nuk beri rezistence.


I vrare


Murat Mata 40 vjec nga Burreli banues ne Tirane
Te plagosur
Petrit Mata 32 vjec nga Burreli banues ne Tirane
Dritan Murati 31 vjec nga Burreli banues ne Tirane

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›