Gripi A, Maqedonia merr 80 mije vaksina

Ne Maqedoni kane mberritur ne 24 oret e fundit 80 mije doza te vaksines kunder virusit te gripit te derrit A/H1N1.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave autoritetet kane filluar shperndarjen e vaksinave dhe pritet qe neser te behen vaksinimet e para. Autoritetet e kane cilesuar si te mjaftueshem numrin e vaksinave te marra nga Holanda, duke qene se numri i nevojshem ne rast gripi sezonal eshte 40 mije. Autoritetet kane shtuar me tej se deri me sot nuk ka pasur raste te efekteve anesore te shkaktuara nga vaksina ne fjale.