E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa përfshihet nga moti i keq

Temperaturat në mbarë kontinentin Europian kanë pësuar një rënie të ndjershme dhe pritet që ato të bien deri në -15 gradë celcius. Banorët e Berlinit, Frankfurtit, Parisit, Londrës, Brukselit Bukureshtit, Beogradit, Pragës dhe Romës janë zgjuar në të ftohtë, ndërsa reshjet e dëborës kanë bllokuar trafikun dhe ngrirë autostradat.
Një person ka humbur jetën në kryeqytetin rumun si pasojë e aksidenteve të shumta rrugore të shkaktuara nga akulli. Kryeqyteti serb, Beograd është mbuluar gjithashtu me borë, ndërkohë që shërbimet e transportit janë goditur rëndë nga i ftohti. Disa shkolla janë mbyllur. Skena të ngjashme shihen edhe në Spanjë, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa zona. Njerëzve u këshillohet të kenë kujdes dhe të qendrojnë në të ngrohtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›