Klima, ndërkombëtarët shpehen se nuk do të ketë marrëveshje
Presidenca daneze e samitit për klimën në Kopenhagen ka lënë të kuptohet se ekziston mundësia që të mos arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse nga takimi. Zyrtarët ndërkombëtare shprehen se është arritur një progres, por një marrëveshje duhet të presë deri në takimin e vitit 2010 në Meksikë. Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton deklaroi në samit se vendi i saj ishte i përgatitur për lëvirmin e një fondi prej 100 miliardë dollarësh, në ndihmë të vendeve në zhvillim që të adoptojnë teknologji të pastra dhe të frenojnë ngrohjen globale. Ndërkohë që Kina, India, Brazili dhe vende të tjera në zhvillim akuzojnë vendet perëndimore në përgjithësi se nuk po tregohen shumë bujarë në ndihmat për vendet më të varfëra për zhvillimin e teknologjive të gjelbërta. Ndëra Uashingtoni zyrtar kundërpërgjigjet duke thënë se janë vendet në zhvillim të cilat nuk poi u dalin zot impenjimeve që kanë marrë. Në mes qëndrn edhe Europa, e cila paralajmëron për rrezikun katastrofik. Sipas fjalëve të Presidentit francez Nikolas Sarkozi, ekziston rreziku i një falimentimi. Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur skeptike. "më duhet të them ndershmërisht se premtimi i SHBA-ve për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit me 4 përqind, në krahasim me nivelet e vitit 1990, nuk është ambicioz. Për momentin nuk duket se ka ndonjë negociatë të arsyeshme, por shpresoj që prezenca e më shumë se 100 liderëve më samit, të japë impulsin e nevojshëm", ka thënë Merkel, duke nënvizuar se nuk do të ketë marrëveshje pa përfshirjen e vendeve në zhvillim, veçanërisht Kina dhe India. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se kishte shpresë që delegatët do t'i linin mënjanë dallimet dhe të bënin përparim të vërtetë në takim. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Obama, që pritet të premten në samit, ka besim se do të sigurohet një marrëveshje për emetimet e karbonit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, tha se Obama besonte se një marrëveshje operative ishte e mundshme. Ndërsa kryeministri britanik Gordon Braun, i cili ndodhet në Kopenhagen tha se ishte një moment kritik për samitin. "Ka mundësi që ne të mos arrijmë një marrëveshje dhe është gjithashtu e vërtetë që ka shumë çështje për t'u zgjidhur", është shprehur Braun.