Kriza e borxheve në Greqi, sindikatat në protestë pas masave të qeverisë
Sindikatat në shtetin fqinj Greqi zhvillojnë demonstrata dhe grevë në mbarë vendin në shenjë proteste për uljen e shpenzimeve. Demonstratat kanë si qëllim të rivendosin besimin ndërkombëtar tek ekonomia e vendit. Por teksa punëtorët mund të jenë të zemëruar për masat e propozuara në fillim të javës nga kryeministri Jorgo Papandreu, analistët financiarë besojnë se ai nuk bërë maksimun, dhe ka dëmtuar kredibilitetin financiar të Greqisë. Greva 24 orëshe është thirrur nga një bllok komunist dhe është mbështetur nga sindikata e quajtur PAME, inicialet e së cilës përkthehen "Shkojmë". Duke iu bërë thirrje të dalin në rrugë punëtorëve të porteve, nëpunësve civilë, mësuesve dhe mjekëve, sindikata tha se anëtarët e saj nuk do të paguanin për pasojat e krizës kapitaliste. Dy sindikatat kryesore në Greqi nuk marrin pjesë në Grevë, por ato pritet ta rishikojnë qëndrimin e tyre. Në fillim të javës, kryeministri Papandreu tha se të gjithë duhet të mbanin pak dhimbje mbi supe për të rivendosur besimin në ekonominë greke. Papandreu beson se ka mundësinë për ta përmbysur realitetin në Greqi.