Gripi: Drejtoritë raportim për mungesat
04/09/2009 Specialistët, vendimi ekstrem për mbyllje nëse rezultojnë shumë mungesa për arsye shëndetësore
Shtohen rastet e dyshuara si mbartëse të AH1N1 pranë shërbimit infektiv
Pavarësisht faktit se rastet e përhapjes së gripit të derrave në vendin tonë kanë ardhur në rritje, si rastet e konfirmuara, ashtu dhe ato të dyshuara, nuk do të ketë shtyrje të nisjes së vitit të ri shkollor. Drejtuesit e dikasterit të shëndetësisë dhe atij të arsimit janë mbledhur gjatë ditës së djeshme, ku kanë diskutuar planin urgjent të masave që do të merren për monitorimin dhe kontrollin e përhapjes së këtij virusi. Përkundrejt këtij qëndrimi mjekët kanë kërkuar që të veprohet menjëherë me dezinfektimin e ambienteve ku do të qëndrojnë nxënësit, pasi rrezikshmëria e përhapjes së virusit AH1N1 në ambiente të mbyllura e me shumë njerëz është më e lartë. Kështu, në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë është pohuar se “duke u nisur nga të dhënat epidemiologjike, gjatë këtij takimi u vendos se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë fillimin në datën e caktuar të vitit të ri shkollor. Ministria e Shëndetësisë do të jetë në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me strukturat e Ministrisë së Arsimit për zbatimin në praktikë të masave të domosdoshme për parandalimin e këtij virusi”. Sipas të dhënave të raportuara, theksohet se këtë vit më shumë se 800 mijë nxënës do t’u drejtohen më 14 shtator bankave të shkollës për të iniciuar vitin e ri mësimor.
Ecuria
Ekspertët e shëndetit publik thonë se rastet e konfirmuara deri tani për vendin tonë nuk përbëjnë një shpërthim epidemik, çka tregon se nuk duhet ndryshuar modeli i sjelljeve të popullatës. Përkundrejt kësaj situate të krijuar vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkollave. Drejtorët e tyre duhet të raportojnë në Ministri arsyet e mosfrekuentimit të mësimit nga nxënësit. Për rastet kur do të ndeshen mungesa të shumta për arsye shëndetësore, do të merren edhe vendime ekstreme të mbylljes së shkollës. Aktualisht po procedohet me trajnimin e stafit mjekësor që do të shërbejë në shkolla për të informuar nxënësit në lidhje me masat që ata duhet të marrin për parandalimin e infektimit nga virusi i gripit të derrave. Ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet që të organizohen takime me mjekët e shkollave dhe drejtoritë arsimore rajonale për të prezantuar planin konkret të masave dhe fletëpalosjet me informacionet e duhura.
Raportimet
Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Laboratori i virologjisë në këtë institut është pjesë e rrjetit evropian të survejancës së gripit dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti. Aktualisht në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë, ndërsa në total numri i mostrave të dyshuara që u janë nënshtruar analizave i ka kaluar të 600 rastet. Në buletinin nr. 12 mbi ecurinë e sëmundjes ISHP-ja ka raportuar se “për 30 rastet e konfirmuara rezulton se tre prej tyre janë marinarë të huaj të moshës 30, 31 dhe 41 vjeç (spitali rajonal, Durrës), të cilët tashmë janë larguar nga vendi, 6 raste janë të lidhura me udhëtimin kryesisht Mbretëria e Bashkuar, për 21 raste të tjera nuk është raportuar lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e infektimit. Rastet janë kryesisht në Tiranë dhe 6 raste në Durrës (tre marinarë të huaj ), 2 raste në Gjirokastër, 1 rast në Sarandë dhe 1 rast në Devoll”. Ndërkohë që lidhur me komplikacionet më të rënda, për të cilat është proceduar me shtrim në spital, është raportuar se “që nga data 20 qershor janë raportuar 13 raste të shtruara në spital nga spitali rajonal i Shkodrës (2), spitali rajonal i Elbasanit (2), spitali rajonal i Gjirokastrës (1) dhe spitali pediatrik, QSUT (2), spitalin pneumoftiziatrik (1) dhe spitali infektiv QSUT (5). Pacientët e prekur kanë qenë të grup-moshave 48-63 vjeç (5 raste), 25 -35 vjeç (3 raste),1 rast 14 vjeç, 1 vjeç (2 raste) dhe nën 12 muaj (2 raste)”. Në ditët në vijim pritet të mbërrijnë dhe analizat nga laboratori i huaj për 9 rastet e tjera që dyshohet se janë mbartëse të këtij virusi. Nga ana tjetër, mjekët e infektivit kanë pohuar se numri i rasteve të dyshuara ka ardhur në rritje, veçanërisht gjatë javës së fundit.