E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i Derrit, Ivanaj: Plani i masave nuk do të ndryshojë

Rritja e numrit të personave të prekur nga virusi A H1N1 në vendet fqinje me Shqipërinë, ka bërë që shëdetësia shqiptare të rrisë numrin e stokut të tamiflusë, medikamentit, që përdoret në rastin e prekjes nga gripi A, si dhe të jetë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë. Zëvëndës ministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj, thotë se plani i masave nuk do të ndryshojë. Sipas Ivanajt, vaksinat që po prodhohen nga 4 kompani farmaceutike, pritet të jenë gati në javën e tretë të gushtit. Por specialistët ende janë të paqartë se cila do të jetë grupmosha më e rrezikuar për të përdorur këtë vaksinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›