E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj: Konçensionet, Ruli përpara drejtësisë

Pas dorëzimit në Prokurori nga Partia Socialiste të dosjes për kallzim penal ndaj Genc Rulit, ministri aktual i Bujqësisë, sot në një koferencë për shtyp, deputetja Ermonela Felaj, vijoi me një sërë akuzash të drejtuara në formën e pyetjeve. PS akuzon Rulin se në funksionin e ish-ministrit të Ekonomisë ka shkelur ligjet në lidhje me konçesionet minerare.
 

Kush e ka marrë të drejtën për këto konçensione. Pse agjensia dhe avokati i Prokurorive i ka quajtur në shkelje me ligjin dhe pse Genc Ruli ka refuzuar? Genc Ruli të gjejë guximin dhe të flasë në lidhje me këtë aferë.
 

Deputetja e PS, Felaj, në pronocimin për shtyp theksoi se Ruli ka shkelur ligjin në lidhje me koncensionin e kromit.
Ndërkaq, Felaj shtoi se për këtë rast, Ministri duhet ti drejtohet drejtësisë, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›