E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, grabitet shkolla, dëmtohen mjetet didaktike

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë dhe është evidentuar këtë mëngjes nga banorë të fshatit. Menjëherë stafi i shkollës kanjoftuar policinë e Burrelit, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. 

MAT- Grabitet për herë të tretë shkolla e fshatit German të komunës Komsi. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë dhe është evidentuar këtë mëngjes nga banorë të fshatit që kalonin pranë shkollës së ciklit të ulët.
Mësohet se autorët kishin marrë pjesën më të madhe të mjeteve didaktike, objekte dhe bazë materiale që nevojitej për mësimdhënie.
Pas grabitjes, autorët kishin dëmtuar dhe ambientin e brendshëm, karrige, banka, dollape dhe mjete të ndryshme.
Menjëherë stafi i shkollës në të cilën studiojnë rreth 100 nxënës kanë njoftuar policinë e Burrelit, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›