E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, PS akuza qeverisë: Asnjë masë për situatën

PS deklaroi sot se, qeveria nuk ka marr asnjë masë për virusin A/H1N1. Sipas selisë rozë, qeveria jo vetëm nuk ka plan veprimi por nuk ka as para nga fondi i emergjencës pasi i shpenzoi për fushatën elektorale. 

TIRANE- Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë kundër gripit të derrit. Sipas selisë rozë, qeveria jo vetëm nuk ka plan veprimi por nuk ka as para nga fondi i emergjencës pasi fondi u shpenzua për fushatë elektorale.
Përmes një deklarate për mediat, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, theksoi sot se, “ qeveria nuk ka marr asnjë masë për virusin AH1N1, dhe se nuk ka bërë ende asnjë porosi për vaksinat”.
Beqja shtoi gjithashtu se, “qeveria shqiptare nuk ka me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) asnjë marrëveshje konkrete për ndonjë sasi vaksinash, përkundrazi ajo është në pritje të dhuratave që mund të bëjë kjo organizatë”.
(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›