Gjirokastër, fluks aplikimesh për kartat e identitetit
Fluks aplikimesh për kartat identiteti dhe pasaporta biometrike edhe në Gjirokastër. Qytetarë të shumë, kryesisht emigrantë të ardhur qëndrojnë për orë të tëra në radhë, shpesh pa mundur të mbarojnë punë.
GJIROKASTËR- Fluksi i emigrantëve që kërkojnë të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike ka krijuar radhë të gjata në zyrën e aplikimit në Gjirokastër. Prej ditësh në këtë qytet, aplikuesit qëndrojnë për orë të tëra në radhë, shpesh pa mundur të mbarojnë punë. Kjo gjë u rrezikon dhe kapërcimin e lejes së kufizuar të qëndrimit për pushime në Shqipëri.
Puna në këtë zyrë nis që prej orës 8 të mëngjesit, por duke qënë vetëm një sportel dhe një punonjëse , fluksi i apilikimeve është i papërballueshëm. Zgjidha e vetme sipas emigrantëve në pritje është të punonin të paktën 3 sportele, ashtu sikurse në fillim të procesit.
Vetëm gjatë paradites të së hënës në këtë sportel prisnin në radhë mbi 60 vetë, ndërsa nuk dihet nëse emigrantët e ardhur për pushime do të arrijnë të marrin kartat dhe pasaportat në kohë, para largimit drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. (e.n/News24/BalkanWeb)