Gripi i derrave, mbi 700 viktima
OBSH-ja thotë se pandemia e gripit të derrave është përhapur me shpejtësi të paprecendentë që nga muaji mars kur u konfirmua rasti i parë në Meksikë. Në mbarë botën, rastet e infektimit të konfirmuara me anë të testeve laboratorike janë 125 mijë, por numri real i të infektuarve është shumë më i madh se kaq.
Përhapje e shpejtë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar 40 mijë raste, të ndjekura nga Meksika me 12 mijë. Vendi më i prekur në Evropë është Britania me mbi 55 mijë raste të infektuara dhe 29 viktima. OBSH-ja thotë se pandemia po zhvillohet me ritme kaq të shpejta, saqë tani nuk ka më asnjë vlerë që të dokumentohet çdo rast.
'Pandemia më e madhe'
Në rastet e së shkuarës, viruseve të gripit u është dashur mbi 6 muaj që të përhapen aq gjerësisht sa është përhapur gripi id errave në më pak se 6 javë. Kreu i OBSH-së ka paralajmlëruar se gripi i derrave do të bëhet pandemia më e madhe e gripit në histori. Megjithatë, shumica e rasteve të infektuara kanë vetëm simptoma të buta.
Shumica dërrmuese e pacientëve zakonisht shërohen dhe pa trajtim mjekësor brenda një jave.
Masa specifike
Një zëdhënës i OBSH-së tha se një grup ekspertësh, mes tyre matematicienë, epidemiologjistë dhe virologë, po shqyrtojnë masat që mund të merren nga vendet e caktuara për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes. Ai tha se mes rekomandimeve të OBSH-së mund të jetë dhe mbyllja e shkollave, por ai shtoi se secili vend duhet të shqyrtonte masa specifike në varësi të situatës. Ekspertët parashikojnë se rastet me gripin e derrave në hemisferën veriore do të shtohen ndjeshëm me fillimin e rënies së temperaturave në mujain gusht.
start/bbc