Itali, policia sekuestron prona të një rrjeti mafioz
Oficerët e policisë ushtarakte të karabinierisë dhe agjentët e krimit financiar konfiskuan bare dhe resorante, biznese dhe automjete luksoze në pronësi të anëtarëve të dyshuar të ''Ndrangheta", deklaruan autoritetet.
Gjatë viteve të fundit, klani nga rajoni jugor italian i Kalabrisë ka tejkaluar edhe mafian Siçiliane duke u shndërruar në një nga grupet më të pushtetshme të krimit të organizuar në Itali.
Ky grup dominon tregtinë e drogës në Evropë, përfshirë trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut.
Kafeneja "Cafe de Paris", në rrugën më të njohur të Romës "Via Veneto", u imortalizua në filmin e Fellinit, ku i mirënjohuri Marcello Mastroianni luan rolin e një "paparazzi" që lëviz nëpër të gjithë Romën në kërkim të aktorëve dhe këngëtarëve dhe njerëzve të njohur për t'i fotografuar dhe përdor një motorr të vogël të llojit "Vespa" si dhe dashurohet me një aktore të famshme të kinemasë, që luhet nga Anita Ekberg.