E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Kod të ri zgjedhjesh në legjislaturën e re

Në një konferencë për shtyp, kryetari i KDK-së, Edmond Haxhinasto tha se LSI-ja, ka kërkuar nga të gjitha institucionet pjesëmarrës në procesin zgjedhor, duhet të kryejnë detyrat e tyre funksionale kushtetuese e ligjore.

“Ne inkurajojmë një proces ligjor e të shpejtë për vlerësimin e ankesave dhe për shpalljen përfundimtare të rezultatit zgjedhor. Sigurisht që ky lloj inkurajimi, ashtu si edhe qëndrimi i djeshëm i ambasadorëve, nuk do të ishin të nevojshëm nëse procesi zgjedhor do të kishte funksionuar sipas standardeve në të gjithë hallkat e tij, standarde që LSI i ka kërkuar me forcë gjatë katër viteve të fundit”-tha Haxhinasto.

Ai ka deklaruar se një nga objektivat kryesore të legjislaturës së re është përgatitja e një Kodi Zgjedhor që prodhon procese zgjedhore të pakontestueshme dhe sipas standardeve që na kualifikojnë si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›