E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi i derrave, mjekët: qytetarët të këshillohen me mjekun e familjes

Që nga shfaqja e virusit H1N1 në prill të këtij viti, në mënyrë të rrufeshme gripi pandemik u përhap në të gjithë botën duke infektuar dhjetra mijëra njerëz. Por siç duket situata në vendin tonë nuk është më shqetësuese. Sipas mjekëve, në Shqipëri virusi nuk ka pasur shfaqje shumë dramatike. Mjeku i urgjencës së Tiranës, Besnik Lamce është shprehur se në vendin tonë, ajo që e ka bërë situatën më shqetësuese ka qenë paniku i vetë qytetarëve. Megjithatë, sipas tij organet tona shëndetësore kanë marë të gjitha masat mbrojtëse .
Mjeku Besnik Lamce gjithashtu apelon se në rastet të cilat nuk janë urgjente, qytetarët të paraqiten te mjeku i familjes dhe poliklinika për të shmangur kështu rradhët e gjata dhe krijimin e rrëmujes dhe panikut nëpër spitale.
Ndërkohë në vendin tonë, deri më tani të konfirmuar me virusin A/H1N1 janë më shumë se tridhjetë raste dhe dhjetra të tjera të dyshuara. Megjithatë, asnjë nga këto raste nuk ka qenë me pasojë vdekjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›