Zgjedhjet në Kosovë, ende nuk dihet kush nga ndërkombëtarët do t'i vëzhgojë
Ende nuk dihet se cili nga institucionet ndërkombëtare do ta vëzhgojë procesin zgjedhor në Kosovë, por zyrtaret e KQZ-së bëjnë të ditur se deri tani asnje institucion ndërkombëtar nuk ka kërkuar akreditim në KQZ në mënyrë që t'i jepet e drejta për të vëzhguar zgjedhjet e 15 nëntorit në Kosovë. Jo zyrtarisht, KQZ ka nisur bisedimet me drejtues të Komisionit Europian, me përfaqëuses të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, por gjithçka është në fazen e bisedimeve.
Nga ana tjetër janë organizatat jo qeveritare ato që kanë nisur punën e vëzhgimit të procesit zgjedhor. Koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim", Instituti Nacional Demokratik dhe Instituti për Studime Politike dhe Europiane kanë angazhuar tashmë mbi 2000 njerëz për të vëzhguar të gjitha aktivitetet e lidhura me mbajtjen e zgjedhjeve më 15 nëntor.
Instituti Nacional Demokratik është një organizatë jo qeveritare me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që operon në Kosovë prej dhjetë vjetesh, ndërsa është akredituar nga KQZ për të vëzhguar procesin zgjedhor të 15 nëntorit. Ndërsa koalicioni "Demokracia në Veprim", në një konferencë për shtyp, premtoi mbështetje të plotë për të gjithë aktorët që merren me procesin e zgjedhjeve.