E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Prokuroria të veprojë për Bashën, Olldashin e Mediun

TIRANË - Partia Socialiste ka përsëritur se prokuroria duhet të vazhdojë hetimet për tre ministrat e kabinetit Berisha, Bashën, Olldashin dhe Mediun.


Deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri u shpreh: Shembja e tunelit të Kalimashit është skandali më i fundit që rëndon mbi këtë qeveri po aq sa rëndon edhe kosto e shtuar që duhet të paguajnë qytetarët për ndreqjen e saj.

Fatmir Mediu hodhi në erë një qytezë të tërë duke lënë pas 26 viktima të pafajshme e miliona euro dëm, e sot krekoset si ministër megjithëse duhet të ishte përpara organeve të drejtësisë.

Lulzim Basha duhet të ishte përpara drejtësisë për vjedhjen e miliona eurove të faktuara në investimin e kësaj rruge, ndërkohë që vazhdon të krekoset në karrigen e ministrit të brendshëm. Po kështu Sokol Olldashi, meriton të vihet përpara përgjegjësisë ligjore njëlloj si kolegu i tij.

"Pas deputetëve të PS, është radha e Prokurorisë të shkojë në Tunelin e Thirrës, të mbledhë faktet, të hetojë ngjarjen e të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit kryesorë.
Dosjet skandaloze të korrupsionit galopant të kësaj qeverie nuk mund të arkivohen në sirtarët e Prokurorisë", deklaroi Tahiri.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›