E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, 16 te vdekur ne Maqedoni

Ka shkuar ne 16 numri i viktimave nga gripi i derrave ne Maqedoni.
Mbremjen e se henes, ne kliniken e semundjeve infektive ne Shkup, nje 49 vjecar nderroi jete nga komplikimet e bronkopneumonise.Pacienti ka qene i shtruar ne spital me 19 dhjetor me simptoma te gripit te derrave. Pas tre diteve, erdhi keqesimi i menjehershem i gjendjes shendetesore, ndersa mbreme pacienti nderroi jete. Mjeket thane se 49-vjecari vuante nga diabeti. Ne 24 oret e kaluara ne kliniken per semundjet infektive jane shtruar edhe kater paciente me simptoma te gripit te derrit, gjendja shendetesore e te cileve eshte e qendrueshme. Ne insititutin per semundje te mushkerive tek femijet, gjate nates mberriten dhe dy femije me forme te lehte pneumonie. Aktualisht ne kete institut kurohen 27 femije.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›