Kosovë/ KZAP: Vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve e merr KQZ
Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) ka thënë sot se vendimi i kontestuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka karakter udhëzues, dhe se duhet të shqyrtohet nga vetë KQZ.
"është KQZ-ja ajo që duhet të vendosë çafër duhet të bëjë mbi vendimin që është dërguar nga KZAP", ka thënë Tahir Rreçaj, nga KZAP, në një takim me gazetarët në Prishtinë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar dje KZAP-së një interpretim më preciz të vendimit të së shtunës nga ky institucion, përmes të cilit KQZ-ja udhëzohet të shpallë rivotim në Prizren, Gjilan dhe Lipjan.