Shënohet viktima e 16-të nga gripi i derrave në Maqedoni
Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga gripi i derrave në Maqedoni. Së fundmi, në klinikën infektive në Shkup nga virusi A/H1N1 ndërroi jetë një 59-vjeçar. Pacienti ishte shtruar në klinikë para tre ditësh, ndërsa njëkohësisht ka vuajtur edhe nga sëmundje të organeve të frymëmarrjes dhe diabetit. Edhe pas terapisë së duhur gjendja e tij është përkeqësuar shumë shpejt, duke bërë që 59-vjeçari të humbasë jetën. Në 24 orët e fundit në klinikën infektive të Shkupit janë shtruar katër pacientë me simptomat e gripit të derrave.