E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gripi i derrit", analiza negative per 5 te dyshuarit

Personat te cilet u dyshuan per "gripin e derrit" ne vendin tone, kane rezultuar negative. Analizat e kryera por edhe ekzaminimet paraprake, kane treguar se Shqiperia deri me tani nuk ka qene e rrezikuar nga ardhja e "gripit te derrit". Kjo eshte pohuar nga vete Ministrja e Shendetesise, Anila Godo. "Ne vend vazhdojme te mos kemi asnje rast te deklaruar dhe faktikisht per momentin, as edhe nje rast te dyshuar. Ne dy ditet e fundit, pra ne datat 2 dhe 3 maj, ne aeroportin e Rinasit kane mberritur 3.155 udhetare nga te cilet 2.198 shqiptare dhe 957 te huaj nga Evropa dhe nga Amerika. Te gjithe jane marre ne inspektim dhe nga te gjithe keta udhetare te mberritur nga jashte nuk kemi asnje rast te dyshuar" shprehet Godo. Fillimisht u dyshua per nje grua nga Tirana, e cila kishte ardhur nga SHBA, por ekzaminimet treguam se nuk kishim te benim me nje rast te "gripit te derrave".

Situata

Ka qene vete kreu i Ministrise se Shendetesise, Anila Godo e cila njoftoi se deri tani nuk ka asnje rast te dyshuar ne Shqiperi, me simptomat e ketij gripi. Nderkohe qe qeveria miratoi ngritjen e nje komiteti nderministrore, qe do te veproje nese virusi A/H1N1 do te hyje ne vendin tone. "Situata vazhdon dhe eshte krejtesisht nen kontroll. Megjithate duke rivleresuar situaten ne bote, ne do te rishikojme edhe nje here strategjine tone nese duhet te pershtatim dicka, apo duhet te mbetemi ne keto masa qe kemi marre deri tani", thote Godo. Sipas saj, masat mund te ndryshojne dhe do te linde nevoja e krijimit te komitetit nderministrore, vetem nese virusi kalon ne nje faze tjeter. Nder masat e deritanishme te marra per situaten e "gripit te derrave", jane percaktimi i rastit dhe i menyres se hetimit te tij, pergatitja e udhezimeve per punonjesit e kufirit, per specialistet, spitalet, etj, si dhe takimet e vazhdueshme me ta. "Eshte pergatitur algoritmi i ndjekjes se rastit, menyra e raportimit te spitaleve te rasteve, jane shperndare informacione te perditshme per gripin" ka pohuar specialistja e ISHP-se Silva Bino. Sipas saj, maskat nuk perdoren pa asnje lloj indikacioni, por kur eshte e nevojshme".

OBSH

Organizata Boterore e Shendetesise vazhdon theksoje se Shqiperia eshte e rrezikuar te preket nga "gripi i derrit". Mundesia me e madhe sipas perfaqesuesit te OBSH-se ne vendin tone, mbetet "importimi" i virusit nga vendet e prekura. "OBSH pati arsye mjaftueshem, qe solli edhe rritjen e shkalles ne pese. Kjo do te thote se do te kete perhapje te metejshme te virusit ne vendet e prekura, ku jane shenuar raste te ketij gripi. Kjo, ben qe edhe Shqiperia te rrezikohet. Nese ndodh kjo, Ministria e Shendetesise dhe qeveria duhet te kene gati nje plan veprimi per t'i bere balle cdo situate", ka nenvizuar perfaqesuesi i OBSH-se ne Shqiperi. Sipas tij, vala e "gripit te derrit" qe ka perfshire shume vende eshte zbutur. Rastet ne Evrope si Itali, Holande, Gjermani jane te pakta dhe pacientet jane ne gjendje te mire shendetesore.

25 Vdekje Konfirmohen ne Meksike te shkaktuara nga "gripi i derrit". Sipas te dhenave zyrtare te Organizates Boterore te Shendetesise, ky eshte edhe vendi me i prekur duke iu bazuar rasteve te regjistruara deri tani.

991 Raste Me gripin e shpendeve, rezultojne se jane te prekur nga "gripi i derrit" ne te gjithe boten. Kurse per sa i perket rastit te vdekjeve kjo eshte 26, pra nje rast me shume eshte regjistruar ne SHBA, kurse te tjerat ne Meksike.

3.155 Udhetare Kane mberritur gjate datave, 2 dhe 3 maj ne vendin tone ne aeroportin e Rinasit. Sipas te dhenave, rezulton se 2.198 udhetare shqiptare dhe 957 te huaj nga Evropa dhe nga Amerika. Asnje prej tyre nuk eshte dyshuar per virusin e frikshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›