Rastet e fundit ne Evrope, jashte rrezikut per jeten
Organizata Boterore e Shendetesise tregon se ka shtim te rasteve me "gripin e derrit" ne Evrope. Pacientet jane ndjekur ne vazhdimesi dhe jane ne gjendje te mire, ndersa te dhenat tregojne se nuk ka vdekje nga virusi A/H1N1. Per sa i perket situates ne bote, specialistja e ISHP-se, Silva Bino ka pohuar se cdo gje eshte nen nje kontroll te vazhdueshem. "Epidemia e "gripit te derrit" ne bote nuk eshte me aq pasoja te renda, sa dhe pritej, sidomos jashte Meksikes. Aktualisht ne Meksike ka nje rritje te rasteve, me konfirmimin e 590 rasteve dhe me 25 vdekje deri tani. Ritmi i rritjes se rasteve ne Meksike, ka ardhur si procedim i mostrave, te cilat jane marre me pare dhe nuk jane ekzaminuar", ka pohuar Bino. Te dhenat tregojne se ne te gjithe boten deri tani, ka 991 raste me 26 vdekje. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka 226 raste dhe 1 vdekje. Ndersa ne Evrope, rastet me te shumta jane ne Spanje, qe jane te importuara nga Meksika. Ne Gjermani jane 8 raste te importuara, por ajo cka vihet re eshte se ka infeksion nga njeriu tek njeriu ne 2 raste, te marra ne spital. "Raste te dyshuara ne bote ka shume, por qe nuk jane konfirmuar dhe deri tani jane negative, kjo vjen nga rritja e survejances dhe vigjilences" pohoi Bino.