Gripi i derrit arrin ne 150 numri i te prekurve ne gjithe vendin

Drejtori i Institutit te Shendetit Publik ben te ditur se gjate diteve te fundit eshte rritur shume numri i te prekurve qe perllogaritet aktualisht ne 150
Virusi A/H1N1 i njohur gjeresisht si grupi i derrit ka prekur deri me tani 150 bashkeqytetare tane sipas drejtorit te Institutit te Shendetit Publik z. Enver Roshi. Ai beri te ditur se situata vijon te jete nen kontroll nderkohe qe beri thirrje per vaksinim sidomos nga grupet problematike si te semuret me semundje kronike etj. Roshi deklaroi se perhapja e semundjes eshte shtrire ne te gjithe vendin porse numri me i larte i te prekurve eshte ne Tirane.
Situata
Drejtori i Institutit te Shendetit Publik Enver Roshi beri te ditur se situata vijon te jete nen kontroll dhe se mjeket jane ne gatishmeri per tu perballur me situaten. Duke folur per mediat ai beri te ditur se ka pasur nje takim me mjeket per te biseduar rreth te rejave me te fundit ne lidhje me perhapjen e semundjes. Sipas tyre simptomat e personave te prekur aktualisht nuk jane shume te renda dhe personat e trajtuar me medikamente kane treguar permiresim te situates.
Sipas tij numri me i larte i te prekurve nga virusi A/H1N1 i perket qytetit te Tiranes por harta e te prekurve eshte e perhapur thuajse ne te gjithe vendin. Gjithsesi Roshi deklaroi se asnje person nuk eshte ne reanimacion pra ne gjendje te rende si dhe beri thirrje qe te gjithe te vaksinohen per te ulur mundesine e infektimit nga virusi.
Grupet problematike
Gripi rendon akoma me shume tek te semuret kronike cka nderlikon akoma me shume gjendjen shendetesore te tyre. Mjeket i druhen virusit A/H1N1 pasojat e te cilit mund te jene fatale per keta te semure. Per kete ata bejne thirrje per me shume kujdes dhe trajtim korrekt te cdo shenje dhe jo neglizhim te tyre.
Keshillat qe mjeket japin ne kete periudhe jane kujdesi ndaj ndryshimit te temperaturave ne veshje dhe shmangia e mjediseve te mbipopulluara. Per femijet dhe te gjithe personat me imunitet te ulet rekomandohet te perdoret vaksina stinore e per ata qe kalojne temperature te lehte rekomandohen medikamentet e zakonshme te familjes se paracetamolit.
Masat e marra
Ministria e Shendetesise ka marre para disa ditesh nje sere masash per te mbajtur situaten nen kontroll nepermjet nje urdhri te ministrit. Mjeke te cilet operojne si mjeke familjeje do te marrin kontaktin e menjehershem me te gjitha kontigjentet qe ata mbulojne. Lidhur me femijet ne moshen pediatrike ne te gjitha qendrat shendetesore do te aktivohet sistemi i rehidrimit - thuhej ne urdhrin e leshuar nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili.
Vemendja e sistemit kete vit ne baze te sugjerimeve te OBSH-se per shkak te qarkullimit te njekohshem te virusit te gripit stinor dhe te virusit te gripit A/H1N1. I gjithe sistemi shendetesor eshte vendosur ne gjendje gatishmerie. Jane marre masat per tu pergatitur me medikamentet e urgjences. Eumlshte vaksinuar me perparesi personeli mjekesor dhe gjithashtu eshte komunikuar vazhdimisht me qytetaret per tu vaksinuar.
Ndersa mjeket rekomandojne qe te gjithe njerezit qe kane probleme me gripin ne pergjithesi duhet te orientohen tek mjeku i familjes duhet te izolohen disa dite kur jane me temperature te larte me dhimbje koke. Ne rast se temperatura vazhdon duhet te shkoje tek mjeku i familjes apo specialisti per tu pare me tutje. Deri tani ne vendin tone nuk jane shenuar viktima nga gripi nderkohe qe ka pasur edhe raste me nje gravitet te larte si pasoje edhe te semundjeve te tjera kronike.