Bunkeri droge arme dhe tritol te fshehur tre ne pranga

Pas informacionit te marre ne rruge operative policia e Fierit dhe ajo e Lushnjes kane finalizuar operacionin per kapjen e te dyshuarve
Ka mjaftuar nje informacion i marre ne rruge operative nga policia e Fierit ne bashkepunim me ate te Lushnjes qe kjo e fundit te finalizoje operacionin me gjetjen e nje sasie droge lende eksplozive si dhe nje kallashnikov te fshehur ne brendesi te nje bunkeri. Nderkohe qe ne pranga jane vene tre persona me akuzen e armembajtjes pa leje dhe trafikim te lendeve narkotike. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Fierit Valbona Meco sipas se ciles ne pranga jane vene Lirim Spahiu 43 vjec Artan Badini 29 vjec si dhe Ramazan Pergjegji 46 vjec qe te tre banues ne Konjat te komunes Dushk Lushnje. Policia tha se ne total jane sekuestruar 1 automatik model 56 9 kallepe tritol 4 kapsolla detonatore dy nga ata te lidhur me fije elektrike 7.3 fitil zjarrpercjelles si dhe nje sasi droge e dyshuar si kanabis sativa.
Informacionet e marra ne rruge operative se ne nje bunker ne afersi te fshatit Konjat komuna Dushk te rrethit Lushnje persona te paidentifikuar kane fshehur nje arme zjarri dhe sasi lende narkotike ka vene ne levizje sherbimet e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit ne Lushnje qe ne bashkepunim me sherbimet e Sektorit te Luftes kunder Narkotikeve e Trafiqeve si dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kerkimit te Drejtorise se Policise se Fierit te organizonin ne oret e vona te se shtunes menjehere operacionin e koduar Bunkeri me qellim identifikimin e autoreve gjetjen dhe sekuestrimin e proves material. Te dhena nga policia e Fierit bene me dije dje se nderhyrja e menjehershme te punonjesve te finalizoi me sukses ne oren 22.00 te se shtunes operacionin per kapjen e tre te dyshuarve. Sipas policise ne pranga u vu Lirim Spahiu 43 vjec banues ne Konjat te komunes Dushk Lushnje pasi ne banesen e tij u gjet dhe u sekuestrua nje sasi prej 1.055 kg lende e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Po keshtu ne pranga eshte vene edhe Artan Badini 29 vjec banues po ne Konjat te komunes Dushk Lushnje pasi ne banesen e tij u gjet dhe u sekuestrua nje sasi prej 0.965 kg kanabis sativa. Nderkohe qe gjate arrestimit te bashkefshatarit te tyre 46-vjecarit Ramazan Pergjegji policia gjeti ne pronen e tij ne nje grope 1 automatik model 56 9 kallepe tritol 4 kapsolla detonatore dy nga ata te lidhur me fije elektrike 7.3 fitil zjarrpercjelles si dhe 2.1 gr kanabis sativa. Pas arrestimeve policia tha se nga ana e sherbimeve te saj u kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet ne ngarkim te tyre do ti vihen ne dispozicion Prokurorise se Lushnjes per veprat penale Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake e Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.
Te arrestuar
Lirim Spahiu43 vjec banues ne Konjat te komunes Dushk Lushnje
Artan Badini 29 vjec banues ne Konjat te komunes Dushk Lushnje
Ramazan Pergjegji46 vjec banues ne Konjat te komunes Dushk Lushnje
Sekuestruar
1.055 kg kanabis sativa
0.965 kg kanabis sativa
1 automatik model 56
9 kallepe tritol
4 kapsolla detonatore dy nga ata te lidhur me fije elektrike
7.3 fitil zjarrpercjelles
2.1 gr kanabis sativa