ISHP: Mjeket pediater me te vemendshem
Stina e vjeshtes ka sjelle nje rritje te numrit te personave me semundje respiratore. Ne buletinin e 13 te ISHP-se thuhet se numri i te prekurve gjate kesaj periudhe eshte me i larte se nje vit me pare. Per kete arsye, specialistet e ISHP-se kane kerkuar edhe shtimin e masave dhe kontrollit neper poliklinika dhe sherbimet spitalore per evidentimin e rasteve te reja me gripin e derrave. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik kane kerkuar, vecanerisht nga mjeket pediater, qe te raportojne rastet e dyshuara te kjo kategorie ne menyre me korrekte. Shkak per kete eshte bere mbipopullimi i urgjences nga femijet e vegjel gjate ketyre diteve, qe pervec problemeve dhe virozave te stines kane manifestuar dhe simptoma te ngjashme me ato te gripit. "Jane masa te thjeshta, e rendesishme eshte qe ne duhet te tregojme kujdes per kete kategori pacientesh" ka pohuar specialisti ne ISHP Dritan Ulqinaku.