Gripi i derrit, konfirmohen 4 raste me AH1N1
Konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet shëndetësorë se edhe tre shtetas të tjerë që kanë hyrë në territorin shqiptar kanë rezultuar të prekur nga gripi i derrave. Dy marinarët me nënshtetësi filipinase dhe një nënshtetas rumun, pak kohë më parë, kur kanë shkelur tokën shqiptare, kanë rezultuar të infektuar nga virusi. Kampionët e tre pacientëve janë ekzaminuar edhe një herë dje, pas konfirmimit të rastit të parë të shfaqjes së gripit të derrave në Shqipëri. Në mbrëmjen e djeshme është dhënë përgjigjja se edhe këta shtetas janë prekur nga gripi i derrit, por sipas strukturave shëndetësore, nga konfirmimet e kryera ata nuk ndodhen më në territorin shqiptar. Sakaq, pritet që të jepen përgjigjet e analizave të 10 kampionëve të tjerë dërguar në laboratorët e Rumanisë në fundin e javës së kaluar.
Sipas strategjisë, çdo javë do të shihen dhe ekzaminohen me imtësi 10 kampionë gjaku. Mjekët e spitaleve të mëdha, por edhe qendrave shëndetësore, do të jenë në vigjilencë për të marrë kampionë gjaku për ekzaminim dhe për t‘i çuar ato në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Do të jenë rreth 15 mijë persona në Shqipëri që do të preken nga gripi i derrit. Sipas parashikimeve të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 10 mijë raste do ta kalojnë influencën në mënyrë të lehtë, ndërsa 5 mijë të tjerë në faza më të rënda. Do të jenë rreth 15 persona që do të preken çdo javë. Vaksinat që gjenden stok dhe të tjera që do të vijnë në vendin tonë, do të shpërndahen sipas një grafiku që tashmë është miratuar. Janë disa kategori që konsiderohen me prioritet për të bërë vaksinën të parët. Më pas, renditja vazhdon sipas rëndësisë së përballimit të pandemisë në mënyrë të suksesshme. Mjekët, personeli shëndetësor, punonjësit e porteve dhe aeroporteve do të jenë të parët që do e marrin vaksinën, si edhe pacientët kronikë, moshat e treta, fëmijët dhe gratë shtatzëna.