E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit konfirmohen 9 raste te reja

Listes se te prekurve nga gripi i derrit i shtohen edhe 9 persona te tjere. Analizat e ardhura mbremjen e djeshme nga Laboratori i References ne Rumani kane treguar se 2 femije edhe 7 te rritur jane prekur gjate kesaj jave nga virusi vdekjeprures. Por, gjendja shendetesore e tyre tashme eshte normalizuar, ndersa vetem dy prej ketyre pacienteve jane trajtuar me Tamiflu. "Kemi edhe 9 raste te reja te cilat sapo jane konfirmuar nga Laboratori i Rumanise. Keto kane qene rastet te cilet kane rezultuar me virusin A, te dala nga analizat e kryera ne Institutin e Shendetit Publik. Gjendja e ketyre pacienteve aktualisht eshte permiresuar" ka theksuar per gazeten "Koha Jone" mjeku infeksionit Pellumb Pipero. Sipas tij, ne vendin tone jane 29 persona te prekur nga gripi i derrave, por pandemia eshte shfaqur e lehte tek te gjithe keta persona.

Konfirmimi

Personat te cilet kane rezultuar bartes te virusit H1N1 kane qene te dyshuar gjate kesaj jave, ndersa analizat e tyre jane derguar pak dite me pare ne Rumani. "Keta persona kane pasur shenja klinike shume te ngjashme me gripin e derrit, por pervec ketyre jane edhe 65 raste te tjera te cilet jane dyshuar me grip, por qe laboratori i ISHP-se nuk i ka nxjerre vartes te virusit A" ka pohuar Pipero. Sipas tij, ajo qe mbetet e rendesishme eshte se Shqiperia tashme ka te prekur edhe persona te moshes pediatrike. Ne buletinin me te fundit te Institutit te Shendetit Publik tregohet se jane analizuar rreth 500 persona te cilet u dyshuan si mbartes te gripit te derrave.

Rastet

Instituti i Shendetit Publik ka nxjerre buletinin zyrtar per virusin A/H1N1 qe per fat te mire nuk ka shkaktuar asnje viktime ne vendin tone, pasi eshte shfaqur me simptoma te lehta. Dyshimet e mjekeve per rastet qe kane shfaqur probleme respiratore dhe analizat e Institutit te Shendetit Publik kane treguar se dy femijet e moshes 5 dhe 14 vjec si dhe 7 te rritur te jene mbartes te virusit A/H1N1. Ndersa gjate diteve ne vijim priten analizat e 65 personave te tjere. Laboratori i ketij institucioni po vazhdon me analizimin e mostrave te cilat jane marre nga institucione shendetesore ne te gjithe vendin dhe i kalojne 500 raste te marra tek personat te cilet kane shfaqur shenja te gripit si temperature deri ne 38 grade, rrufe, dhimbje muskulore, dhimbje koke e deri ne shfaqje te shenjave te pamjaftueshmerise se frymemarrjes. Aktualisht numri i rasteve te konfirmuara ne vendin tone te prekur nga gripi pandemik shkojne ne 29 persona. Kryesisht rastet e konfirmuara jane ne qytetin e Tiranes, 4 ne Durres dhe nje ne Sarande, ndersa 7 rastet e reja ende nuk jane hedhur ne te dhenat e buletinit te ISHP-se

Situata

Sipas autoriteteve me te larta shendetesore situata e gripit te derrit ne Shqiperi paraqitet ne nje gjendje me normale. Dhe per kete arsye nuk do te kete edhe shtyrje te afatit te nisjes se vitit akademik 2009-2010. Stina e vjeshtes kur nis dhe gripi sezonal, eshte parashikuar te shtoje numrin e pacienteve te prekur nga virusi A/H1N1. Nderkohe Ministria e Shendetesise do te mundesoje vaksinimin e te gjithe popullates kunder gripit te derrave, nese kjo do te jete e nevojshme. Ende vendi nuk ka bere porosine e vaksines ende ne prodhim, por sipas zv/ ministrit Arben Ivanaj, disa kompani farmaceutike kane dhene garancine per sjelljen e saj edhe ne Shqiperi. Te dhenat tregojne se ende nuk jane percaktuar kategorite me emergjente per t'u vaksinuar, por nese do te jete e nevojshme, qeveria do te mundesoje vaksine per te gjithe.

Simptomat

Personat te cilet kane shfaqur shenja te gripit kane temperature deri ne 38 grade, rrufe, dhimbje muskulore, dhimbje koke e deri ne shfaqje te shenjave te pamjaftueshmerise se frymemarrjes.

Situata

Sipas autoriteteve me te larta shendetesore situata e gripit te derrit ne Shqiperi paraqitet ne nje gjendje me normale. Dhe per kete arsye nuk do te kete edhe shtyrje te afatit te nisjes se vitit akademik 2009-2010.

20 persona rezultojne te prekur nga virusi i gripit te derrit ne vendin tone

9 paciente dyshohen gjate kesaj jave si te prekur nga virusi H1N1

7 paciente i perkasin moshes madhore

2 paciente i perkasin moshes pediatrie, 5 dhe 14 vjec

2 paciente jane trajtuar me tamiflu ne spitalin infektiv

500 analiza jane kryer deri me tani nga ISHP per grip derrash

4 prej te prekurve jane nga qyteti i Durresit

1 prej rasteve me H1N1 eshte nga qyteti i Sarandes

15 rastet e konfirmuara me grip derri jane nga Tirana

38 grade e siper eshte temperatura qe shfaqin keto paciente


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›