Blushi: Kryesia, qendrim punist

Kritiku kryesor i Edi Rames pas zgjedhjeve, Ben Blushi, nje dite pas mbledhjes se kryesise se Partise Socialiste, ka deklaruar se shkaku kryesor i asaj qe e quan qendrim punist dhe primitiv te shumices se kryesise, eshte nje nga nenet e propozuar per ndryshim ne statutin e Partise Socialiste. Ky nen percakton qe kryetari i cili humb zgjedhjet, humb njekohesisht edhe te drejten e rikandidimit. "Statuti po rrezohet se i krijon Edi Rames mundesine per te mos kandiduar moralisht. Edi Rama ka humbur zgjedhjet dhe kete e di gjithe Shqiperia. Me vjen keq te them qe PS mund t'í jape nje mandat shtese nje njeriu qe ka humbur zgjedhjet dhe me vjen keq qe PS mund te vendoset ne periferi te shoqerise dhe t'i jape mundesi nje humbesi te rikandidoje, apo te zgjidhet ne krye te PS", ka deklaruar Blushi per mediat. Per te cilin Edi Rama eshte ngjitur nga socialistet ne krye te partise per te mundur Berishen dhe jo per te mundur shoket dhe aleatet e tij, pasi nuk ka qene kjo sfida per te cilen eshte votuar kater vite me pare ne krye te partise. "Dua te them ketu qe PS e kishte zgjedhur Edi Ramen per te mundur Sali Berishen, gje qe nuk ndodhi. Edi Rama nuk mund te ngushellohet ne kete kongres duke mundur shoket dhe aleatet e vet. Ky eshte nje ngushellim i vogel, i cili nuk i mjafton askujt per ta rikthyer PS ne pushtet ne kushtet qe jemi", ka pohuar Blushi. Por rrezimi i kerkeses se tete anetareve te kryesise se Partise Socialiste, per ndryshimin e statutit ne kongresin e se shtunes, nuk eshte nje ceshtje e mbyllur. Perpjekjet kryesore te Ben Blushit, Arben Malajt dhe mbeshtetesve te tyre do te fokusohen jo vetem tek kerkesa per te bindur kongresin te diskutoje nenet qe ndryshojne menyren e funksionimit te forumeve te PS, por edhe votimin e fshehte te tyre. "Nuk ka ndryshim ne qendrimin tone pavaresisht nga pozicioni punist dhe shume primitive i nje pjese te kryesise. Kjo ishte parashikuar nga ana jone sepse kryesia eshte lidhur me interesa me ish-kryetarin e PS dhe ky qendrim u reflektua nga ai dhe ne mbledhjen e fundit te ketij forumi" shton Blushi. Nderkohe ai eshte shprehur se perpjekjet e tij per ndryshimet ne statutin e PS po gjejne nje mbeshtetje te madhe ne radhet e delegateve dhe partise ne baze."Jam i bindur dhe ia vlen te testohet, sepse, ne rast se projekti hidhet me vote te fshehte, ndryshimet ne statut fitojne. Fakti qe nuk futet ne rend te dites do te thote se nuk i jepet mundesia kongresit te votoje me vote te fshehte per nje domosdoshmeri qe ka PS per t'u decentralizuar dhe per te kaluar me shume pushtet nga qendra ne baze. Beteja jone do te jete te fusim ne rend te dites keto ndryshime statutore", eshte shprehur Blushi. Ai ka njoftuar dy net me pare mos kandidimin e tij, nderkohe qe dje e ka argumentuar kete terheqje ne perballjen me Ramen, me faktin qe pervecse ky eshte nje mandat dy vjecar drejtimi, arsyeja tjeter eshte mosperfshirja ee konflikt e degeve te PS per shkak te emrit te tij, duke mos i shtuar kosto te tjera partise ne te cilen aderon dhe eshte deputet i saj. "Moralisht e kam te pamundur te votoj per kandidatin qe ka humbur zgjedhjet dhe nuk mundi Sali Berishen. Do te votoja per kedo qe do ta mundte. Edi Rama e humbi kete shans", ka perfunduar Blushi