"Gripi i derrit" nis dezinfektimi i Rinasit dhe Durresit
Perhapja e virusit te "gripit te derrit" ne vende te ndryshme te botes, me se fundi ne Itali, ka detyruar strukturat shendetesore shqiptare, te rinisin dezinfektimin. Keshtu gjate dites se djeshme ka perfunduar dezinfektimi i portit te Durresit, nderkohe qe ka vazhduar puna edhe ne pikat e tjera hyrese ne vendin tone. E njejta pune do te behet edhe me avionet e kompanive shqiptare, ne te cilet udhetojne persona nga e gjithe bota.
Dyshimet
Udhetaret te cilet kane mberritur ne aeroportin e Rinasit gjate ketyre diteve, kane qene te dyshuarit e pare. Keshtu pak dite me pare, nje grua nga Tirana e cila po kthehej nga Amerika, eshte dyshuar se mbarte gripin e derrit. Por, analizat e kryera kane vertetuar te kunderten, nderkohe qe specialistet e Institutit te Shendetit Publik nuk e kane raportuar rastin pa dale analizat perfundimtare, per te mos hapur panik. Sipas Ministrise se Shendetesise, deri pasditen e djeshme nuk ka pasur asnje rast te dyshuar ne vendin tone te prekur nga "gripi i derrit". "Mesohet se situata ne spitale eshte e qete, s'ka shtim te rasteve me grip", pohojne burime zyrtare ne Ministrine e Shendetesise. Sipas ketyre te fundit, gjate dites se djeshme eshte bere edhe shperndarja e masave mbrojtese dhe dezinfektanteve, per 12 spitalet rajonale te vendit.
Udhetaret
Shqiperia mbetet akoma nje vend i paprekur nga virusi i "gripit te derrit" duke mos regjistruar deri tani asnje rast te dyshuar. Deklarata eshte bere nga Ministria e Shendetesise, pas monitorimit kater ditore ne pikat kufitare e detare te Durresit e Vlores, si dhe aeroportit te Rinasit. Ekspertet deklarojne se deri tani ne aeroportin e Rinasit kane hyre 6.390 udhetare prej te cileve, 4.257 shtetas shqiptare dhe 2.033 te huaj. Nga te huajt, 233 udhetare jane shtetas amerikane, 4 meksikane por qe jetojne qe nga dhjetori 2008 ne Itali, 60 kanadeze, 11 izraelite etj. Nga kontrollet e sherbimit sanitar anti-epidemiologjik te Rinasit, asnje prej udhetareve nuk eshte identifikuar me "gripin e derrit". Gjithashtu udhetareve qe levizin jashte vendit iu jane shperndare materiale informuese per situaten e "gripit te derrave". Ne portin detar te Durresit, deri te shtunen ka pasur 700 hyrje por asnje prej udhetareve nuk eshte i dyshuar me simptoma gripi.
Udhetaret e mberritur ne Rinas e Durres
6390 udhetare, kane hyre deri me tani ne Rinas
4257 shtetas, rezultojne te jene shqiptare
2033 shtetas, rezultojne te jene te huaj
233 udhetare, jane shtetas amerikane
4 meksikane, por qe jetojne ne Itali
60 shtetas kanadeze, kane hyre ne vendin tone
11 shtetas te tjere kane qene izraelite
56 udhetare, te mberritur ne Rinas ishin austriake
133 udhetare, rezultuan me shtetesi gjermane
241 udhetare, mbanin shtetesi angleze
700 hyrje, ka pasur ne portin e Durresit