Shqiperia merr vlera te reja, me ndertimin e rruges Durres-Kukes
Vehip Guri
Ne 15 vitet e fundit rrjeti rrugor ne Shqiperi ka permiresime te dukshme dhe rritje te gjatesise me rruge te reja, me synim ndertimin e nje rrjeti rrugor ne standardet evropiane per t'i paraprire zhvillimit ekonomik dhe per t'iu pergjigjur rritjes se paparashikuar te numrit te automjeteve.
Kater vitet 2005-2009, investimet per infrastrukturen rrugore u shumefishuan, ne krahasim me vitet e kaluara.
Vetem per vitin 2009, financimet nga buxheti i shtetit kane vleren rreth 51 miliarde leke, 3 here me shume se viti 2005, me objektiv ndertimin dhe perfundimin brenda vitit te akseve rrugore shume te rendesishem te rrjetit rrugor te Shqiperise dhe te disa qyteteve, me qellimin qe te paraprije futjen ne Bashkimin Evropian.
Perfundimi i afert i autostrades Durres - Kukes do te jete nje ngjarje historike qe cdo shqiptari do t'i jape te drejten te krenohet me madheshtine e vepres dhe te perfitoje e shijoje vlerat e jashtezakonshme qe kjo veper do te ofroje per Shqiperine, Kosoven dhe te gjithe vendet e Ballkanit.
Ndertimi i kesaj rruge qe ne teresine e saj eshte nje "Veper Arti", do te prezantoje dhe pasqyroje ndryshimet dhe perparimet e gjithaneshme qe ka bere Shqiperia dhe i gjithe Kombi Shqiptar.
1- KUJTESA
Ne vitin 1975-1976 sipas gjurmes Rrepes-Xhuxhe-Thirre u ndertua rruga per shfrytezim pyjor e mineral.
Rruga pershkonte nje lugine te shkrete dhe shume te varfer. Pamja e zones qe pershkonte rruga te ngjallte ndjenjen e frikes dhe misterit.
Burgu i te denuarve politik ne kodren e Spacit, mbi rrugen qe ndertohej, ne pozicionin me te izoluar, e bente te frikshem qendrimin ne kete zone, jo me te punoje. Te dukej se ne cdo veprim qe do te ndermerrje gjate zhvillimit te punimeve, kishe mbi vete burgun. Ishte nje zone e izoluar dhe shume e veshtire per te punuar.
Per grupin e inxhiniereve projektues e zbatues, ne rikonicionin e pare ne kembe, Rreshen, Rrepes, Mashterkor, Klos deri ne Thirre, ku ne balle te shfaqet Mali i Runit, ishte fantazi dhe enderr ndertimi i nje tuneli, qe vetvetishem te vinte ne mend per te dale ne Kalimash e me tej, ne Kukes.
Jo vetem specialistet e rrugeve, por cilido qe e njeh gjeografine dhe harten e asaj zone, mund te kuptoje, qe hapja e tunelit e ndertimi i rruges shkurton ndjeshem distancen Tirane-Kukes dhe shmang veshtiresite dhe bllokimin e rruges ne nje segment rreth 9 km te gjate, qe ndodh rendom ne rrugen ekzistuese gjate stines se Dimrit.
Ndersa, ne ate kohe idea e shpimit te tunelit ishte enderr, per ditet e sotme ndertimi i rruges mespermes malit, u be domosdoshmeri.
2- E sotmja
U deshen te kalonin 35 vjet nga koha kur ne kete aks rruga e vjeter e ndertuar, sipas normave dhe mundesive te asaj kohe, te zevendesohet me nje autostrade qe e pershkon tejpertej Malin e Runit, me nje tunel qe renditet nder veprat me te medha ne Ballkan dhe qe ben te mundur lidhjen e shkurter per afrimin shpirteror, ekonomik, prosperitetin e trojeve shqiptare.
Ndryshimi ne ekstremitet i dy rrugeve sherben per cilindo, shqiptar apo te huaj, te kuptoje progresin qe po ben Shqiperia.
Ndertimi i veprave te tilla kane ndikim te gjithanshem per zhvillimin e nje vendi dhe percjellin ndryshime ne jeten dhe mentalitetin e shoqerise.
Por nga ana tjeter, jo te gjithe kuptojne dhe deshirojne qe keto vepra te ndertohen, prandaj per shume vende, ndertimi i tyre ka nga nje historik, qe nga ideimi deri ne perfundim.
Per rrugen Durres - Kukes - Morine (kufi) historiku eshte unikal, i vecante dhe madje i pabesueshem per brezat e ardhshem. Nepermjet historikut te ndertimit te kesaj vepre do te kuptohen ndryshimet qe pesoi shoqeria shqiptare ne te gjitha aspektet e jetes, kontradiktat ne gjirin e saj, si dhe mentalitetin regresiv qe trashegohet nga e kaluara e sistemit njepartiak.
Ndryshimi i sistemit politik dhe ekonomik ne Shqiperi, ndryshimet politike ne Ballkan dhe pershpejtimi i ngjarjeve per pavaresine e Kosoves dhe konsolidimi i shtetit te ri, diktuan nevojen dhe domosdoshmerine e ndertimit ne kohe sa me te shkurter te kesaj vepre.
Ndersa vizioni i qarte, largpamesia, vendosmeria dhe marrja e pergjegjesise para kombit, u deshen dhe u bene vendimtare per marrjen e vendimit.
Pa keto cilesi, ideja, deshira dhe nevoja per nje veper te permasave te medha do te mbetej ne leter.
Nga ana tjeter, eshte e pakundershtueshme qe, per te ndermarre realizimin e projekteve te tilla, vendimmarrja eshte produkt i analizave te shume komponenteve qe shqyrtohen me kujdes.
Per cdo komponent, behen llogaritje dhe vleresime ekonomike e financiare, te cilat sigurojne rezultate qe na ndihmojne te njohim efektet pozitive apo negative te investimit ne makro-ekonomi dhe ne sektore te ndryshem te ekonomise.
Por, per disa nga keta komponente, nje konsiderate ekonomike eshte shume e veshtire, deri e pamundur.
Keshtu qe, per aksin autostradal Durres - Kukes - Morine (kufi), anashkalimi dhe perjashtimi i disa komponenteve nga vendimmarrja, ka qene i pashmangshem dhe i detyruar, perndryshe vendimi per realizimin e projektit nuk do te ishte bere i mundur.
Prandaj, pervoja e projekteve me permasa te ngjashme, kudo ku jane realizuar, ka formuluar aksiomen: "Llogaritja eshte mjet per te gjetur vendimin, por llogaritjet asnjehere nuk mund te zevendesojne vendimin ".
Gjithashtu historia na meson, se ngritja e veprave te kesaj kategorie, nuk mund te ndertohen pa sakrificen e brezit qe historia ia ngarkon.
Nese do te llogaritnim efektin makro-ekonomik, posacerisht per aksin autostradal Durres - Kukes, per te gjithe komponentet qe bejne pjese ne metodologjine baze, si dhe efektet shumeplaneshe te projektit, do te kuptonim shume me mire madheshtine e ketij investimi. Investimi per ndertimin e rruges Milot - Rubik - Rreshen - Rrepes - Mashterkor - Klos -Thirre - Tunel - Kalimash - Kukes - Morine (kufi), ben te mundur realizimin e ndryshimeve strukturore te rendesishme per Shqiperine, te cilat mund te permblidhen:
Emancipimin shoqeror, permiresimin e kushteve te jeteses;
Reduktimi i kostos per levizjen e mallrave dhe njerezve;
Permiresim i ndjeshem i sigurise rrugore;
Permiresimi i strukturave hapesinore;
Gjallerimi i mjedisit;
Rivleresim i natyres dhe peizazhit;
Perfitime jashte sistemit te transportit;
Mundesia e shfrytezimit te resurseve, jo vetem te territorit qe pershkohet nga rruga,
por dhe me gjere, te rajonit dhe te vendeve qe lidh ky arter;
Lehtesimin dhe intensifikimin e lidhjeve nderkombetare;
Zhvillimin e bregdetit verior te Shqiperise, turizmit e porteve;
Per secilin komponent strukturor, realizohen objektiva specifike te percaktuara me efekt pozitiv ne makro-ekonomi, ne fusha te ndryshme te ekonomise dhe ne zhvillimin dhe permiresimin e marredhenieve shoqerore dhe ekonomike ne te gjithe vendin, por vecanerisht ne Veri te Shqiperise.
Shqiptaret do t'i gezohen ne vite kesaj vepre, qe eshte fryt i punes dhe sakrifices se tyre.
Projektuesit dhe ndertuesit shqiptare te rrugeve, drejtues e specialiste, qe punojne e kontribuojne ne ndertimin e kesaj Kryevepre te Infrastruktures se Transportit ne Shqiperi, Autostrades Milot - Rreshen - Kukes - Morine (kufi), e cila eshte dhe mund te quhet, autostrada e kombit, do te jene krenare dhe do te shkruhen ne histori.
* Akademia e Inxhinierise Civile