Paluka: Mishi, jo burim infeksioni
Qytetaret nuk duhet te shqetesohen per konsumin e mishit te derrit, nese ai gatuhet ne temperatura mbi 70 grade Celsius dhe ne kushtet e nje higjiene te paster. Drejtoresha e Sigurise Ushqimore dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Valbona Paluka deklaroi se sipas vendimeve te organizmave nderkombetare, mishi i derrit s'ka asnje lidhje me virusin e gripit, pervec emrit te perbashket. "Qe nga data 27 e deri me sot, qendrimi per mosmarrjen e masave specifike, per bllokimin internacional te importit dhe te tregtise nderkombetare te derrit dhe te produkteve qe e kane origjinen nga derri, mbajne te njejtin qendrim per sa i perket importeve. Dhe ne menyre specifike Bashkimi Evropian ne nje vendim te fundit te tij, eshte shprehur qe nuk kemi asnje arsye te ndryshojme pozicionin tone ndaj importeve nga Amerika e Veriut", shprehet Valbona Paluka. Ne vijim te udhezimeve te strukturave te larta per sigurine ushqimore ne Evrope, Ministria e Bujqesise thekson se ky virus qe po qarkullon ne bote, s'ka lidhje me virusin e gripit qe prek derrat. Sipas ministrise, keto argumente kane bere qe Bashkimi Evropian nuk ka ndermarre ende asnje mase, ndaj importit nga Amerika e Veriut. Deri tani virusi i "gripit te derrave" eshte transmetuar nga njeriu tek njeriu, sipas rasteve te konfirmuara nga OBSH. Edhe Shqiperia ka shpallur gjendjen e emergjences se Shendetit Publik, duke marre masat e nevojshme e duke ngritur rreth nje jave me pare, komisionin e eksperteve te pandemise se ketij virusi.