E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumire Dimer! Mireserdhe Vere e nxehte

Edhe pse stina e Veres zyrtarisht troket ne qershor, kete vit ajo pritet te nise qe ne javet e para te majit. Temperaturat do te rriten gradualisht duke larguar keshtu veshjet me menge te gjata. Edhe pse ne ditet ne vazhdim, gjate mbremjeve mund te kete shi te imet, ai do te jete thjesht kalimtar. Vera e 2009-es, eshte parashikuar nga specialistet e sinoptikes si nje stine e gjate, e thate dhe e nxehte. Ne qershor dhe korrik, temperaturat do te arrijne deri ne 40 grade Celsius. Nderkohe qe ditet e para te muajit maj, jane shoqeruar me temperatura te paqendrueshme, duke shenuar nje rritje nga dita ne dite prej 7 gradesh. Keshtu dita e shtune, mund te konsiderohet sipas meteorologeve, si nje dite jo karakteristike maji, pasi temperatura ne Tirane shenon vleren mbi 25 grade, nderkohe qe ne bregdet, kjo temperature shkon deri ne 27-28 grade. Por edhe pse temperaturat jane te larta dhe favorizuese per te shijuar edhe plazhet ne bregdet, sipas meteorologeve reshjet do te jene te pranishme pasditen e se dieles. "Dita e shtune shenon kapercimin drastik te temperatures me +7 grade; ne disa zona te vecanta mund te kete vajtur edhe +8 grade. Temperaturat qe perjetuam 2-3 ditet e kaluara, nuk jane karakteristike te fundit te muajit prill dhe fillimit te majit" shprehet meteorologia Tanja Porja. Por edhe java qe do te vije do te shoqerohet nga nje situate sinoptike e paqendrueshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›