MASH, Rama ka djegur 15 milione euro per shkollat e Tiranes
Ministria e Arsimit dhe Shkences, reagon pas deklarates se kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama ne nje emision televiziv dhe e akuzon se ka lene femijet e Tiranes pa shkolla e kopshte dhe ka djegur rreth 15 milione euro kredi, te dhene nga qeveria per ndertimin e tyre. Gjate nje emisioni televiziv, Rama tha se "prinderit si pasoje e gjendjes se veshtire ekonomike nuk ju blejne dot Abetare femijeve". Nderkohe Ministria e Arsimit ka pohuar se kjo eshte nje mungese e informimit te kryeartit te bashkise. "Rama me deklaraten e tij, deshmon se nuk jeton ne Shqiperi, por ne kullen e tij te fildishte ne Peze, pasi akoma nuk ka mesuar se ne Shqiperi femijeve te te gjitha shtresave, Abetaret iu jepen falas nga shteti. Teksti i Abetares, u jepet falas te gjithe nxenesve te klasave te para ne Shqiperi dhe asnje prind nuk paguan per Abetaren", deklaroi MASH. Sipas zedheneses se MASH, Brikena Kollcinaku, eshte bashkia ajo qe ka abuzuar me fondet e qeverise dhe nuk ka bere ndertimet e kerkuara. "Programi i Edi Rames, se do t'ju bleje femijeve Abetare eshte nje tallje e thjeshte, e nje njeriu qe nuk nderton shkollat e Tiranes, sepse nuk merr dot 20% te lejeve, por premton ato qe tashme jane garantuar prej vitesh", thuhet ne reagimin e MASH.