Gripi i derrit, një rast në gjendje të rëndë për jetën
Një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën i prekur nga gripi i derrit, AH1N1, ndodhet në spitalin universitar të sëmundjeve të mushkërive, "Shefqet Ndroqi". Lajmi është konfirmuar edhe nga mjekët e kësaj qendre universitare.
Analizat e Institutit të Shëndetit Publik, të kryera pak kohë më parë, konfirmuan se pacienti është prekur nga virusi AH1N1 dhe më pas një konfirmim i dytë është dërguar edhe nga Laboratori i referencës për Europën Juglindore, në Rumani.
Pacienti vuan nga disa probleme shëndetësore, përveç se është mbartës i virusit AH1N1, gripi i derrit.
Sipas mjekëve të sanatoriumit, vuan nga një insuficiencë multiorganike, ka vuajtur nga mëlçia pasi ka qenë i prekur edhe nga virusi i hepatitit viral. Infektimi nga gripi i derrit është faktori kryesor i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pacientit. Aktualisht i sëmuri është duke u mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve të sanatoriumit, "Shefqet Ndroqi" në një dhomë izolimi.
Gjendja e pacientit
I sëmuri me gripin e derrit është rreth të 50-ave dhe është drejtuar për ndihmë në sanatorium pesë ditë më parë.
Sipas mjekëve, i sëmuri ka insuficiencë multiorganike dhe aktualisht gjendja e tij është e rëndë për jetën. Mjekët kanë sqaruar se pacienti po mbahet nën terapinë e oksigjenit dhe ndodhet nën vëzhgimin e një grupi specialistësh. Sakaq, pacienti është me probleme të mushkërive, të veshkave, problem tjetër në listën e shqetësimeve janë edhe shqetësimet e krijuara nga përdorimi i tepërt i alkoolit.
Mësohet se dhoma e izolimit i plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e kërkuara në raste të trajtimit të një pacienti me grip derri. Spitali universitar "Shefqet Ndroqi" është i pajisur me mjete dhe materiale mbrojtëse për personelin shëndetësor.
Sëmundjet e rënda respiratore
Edhe sipas buletinit informativ për gjendjen aktuale të virusit AH1N1, të Institutit të Shëndetit Publik, në rrjetin e të dhënave ka edhe pacientë të cilët konsiderohen me sindroma të vështira.
"Në sistemin e Survejancës së Dedikuar Spitalore përfshihen edhe dy sindromat e mëposhtme: Insuficience Respiratore Akute, Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute. Sëmundje e rëndë e pashpjeguar dhe vdekje e papritur", sqarohet në buletin.
Që nga data 20 qershor janë raportuar 13 raste të shtruara, në Spitalin rajonal Shkodër dy të sëmurë, po kaq nga Spitali rajonal Elbasan, një pacient nga Spitali rajonal Gjirokastër, si dhe dy raste nga Pediatria e QSUT-së. Në spitalin Pneumoftiziatrik është evidentuar një tjetër pacient, ndërsa në Spitalin Infektiv QSUT pesë raste. Të prekurit kanë qenë të
grupmoshave nga 48-63 vjeç në pesë raste, nga 25-35 vjeç, tre raste, një rast 14 vjeç, 1 vjeç dy raste dhe nën 12 muaj, dy raste. Për 20 rastet e konfirmuara: tre prej tyre janë marinarë të huaj të moshës 30, 31 dhe 41 vjeç të cilët tashmë janë larguar nga vendi. Gjashtë raste të tjera janë të lidhura me udhëtimin kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar. Për 11 raste të tjera nuk është raportuar lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e
infektimit. Të infektuarit janë kryesisht në Tiranë dhe katër pacientë në Durrës dhe një tjetër i prekur në Sarandë.