E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi AH1N1, 9 pacientë të dyshuar, dy prej tyre fëmijë

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar buletinin zyrtar për gjendjen e qarkullimit të virusit pandemik të gripit të derrit, A/H1N1. Këtë herë në buletin, ISHP-ja nuk ka raportuar asnjë rast të ri të konfirmuar me gripin e derrit. Nëntë raste janë të dyshuara, mes tyre edhe dy fëmijë. Rezultatet e analizave të laboratorit në Rumani do të thonë me saktësi nëse këta persona janë të prekur apo jo. Sipas ISHP-së, situata nuk është alarmante pasi në 500 raste të dyshuara vetëm 9 prej tyre kanë rezultuar me virusin A. Analizat e 9 rasteve të dyshuara për gripin e derrit janë dërguar në laboratorin e Bukureshtit nga ku pritet të vijnë edhe përgjigjet përfundimtare. Dy prej nëntë të dyshuarve janë mosha pediatrike. Deri tani në vendin tonë janë konfirmuar 20 të prekur nga virusi A/H1N1.

Të gjitha rastet e mundshme të identifikuara me virusin e gripit A do të trajtohen njësoj si A(H1N1) nga pikëpamja e ndjekjes, kontrollit si dhe menaxhimit të rastit gjithmonë sipas

kontekstit dhe gjykimit klinik të specialistëve.

Rastet kanë qenë pa temperaturë në përgjithësi pas ditës së tretë të sëmundjes përveç rasteve që kanë pasur bronkopneumoni intersticiale dhe bronkiti difuz bilateral. Tamiflu është përdorur në ato raste kur ka pasur komprometim të sistemit respirator si trakebronkit, bronkiti difuz bilateral dhe bronkopneumoni intersticiale.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›