Masa: Shumi, probleme me shikimin
Felipe Masa dëshiron "të djegë" etapat e shërimit. Plaga në sy po i shërohet dhe do të donte të rikthehej sa më shpejt që të jetë e mundur në drejtimin e Ferrarit të tij. Nuk është ende koha për të hedhur hipoteza, por braziliani në një intervistë për brazilianen "O Estado de Sao Paulo" zbulon disa kuriozitete për zëvendësuesit e tij te "Kokëkuqja", Shumaker e Badoer. "Majkëll ka ardhur të më bëjë vizitë dhe më ka treguar për testet e tij në Muxhelo me Ferrarin e 2007-ës. Më ka shpjeguar se kishte dhimbje dhe kur garonte humbiste paksa shikimin për shkak të vibracioneve. Ishte i shqetësuar. Më pas mjeku ia ndaloi të garonte dhe u ndje shumë keq".