E Diel, 1 Nëntor 2026

Roben te Bajern për post-Riberi?

Bajerni i Mynihut i ka befasuar të gjithë me blerjen e Arjen Roben nga Real Madridi. 25-vjeçari holandez mbërrin në grupin e Van Galit për 25 milionë euro. Roben luan në krahun e majtë, në të njëjtin pozicion me Frank Riberi. Blerja e tij rindez zërat e merkatos për kalimin e mundshëm të talentit francez te Reali. Në çdo rast duket e vështirë që transferimi të mund të konkretizohet në këtë sezon brenda 31 gushtit, ndërsa është më e mundur që Florentino Perez të arrijë të blejë Riberinë pas një viti, menjëherë pas përfundimit të Botërorit 2010. Vetë lojtari francez mezi pret të veshë bluzën e gjigantëve spanjollë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›