E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfryhet Uesli Shnajder: Reali më trajtoi keq

Pasi ka lënë pas krahëve Madridin, mesfushori i Interit, Uesli Shnajder, nuk mund të mos e fshehë zhgënjimin për largimin kundër dëshirës së tij. "Më trajtuan shumë keq, por parapëlqej të mos flas më për këtë gjë", shprehet Shnajder në një intervistë për gazetën "Marca". Ai shton se gjithçka që ndodhi ishte e shëmtuar, pasi trajneri Pellegrini ia dha besimin, por njerëz të tjerë në klub nuk e vlerësonin. "Më pas më hoqën numrin 10 dhe kur stërvitesha më linin mënjanë. Ndërsa Murinjo më ka dërguar shumë ‘sms‘ për të më bindur të vija tek Interi. Tashmë po shkoj në një tjetër klub të madh dhe për këtë nuk kam dyshime. Kam qenë shumë mirë te Reali, nuk mund ta mohoj dhe më vjen keq që po largohem, por kështu është jeta. Tani jam i lumtur dhe do të jap gjithçka", përfundon asi holandez. Dje është folur gjatë se mesfushori i ri i Interit mund të përdoret nga trajneri portugez që në ndeshjen e radhës, atë derbi kundër Milanit të shtunën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›