Gripi i derrit, rritet numri i personave që paraqiten në klinika
Shtohet fluksi i pacientëve në poliklinikat e kryeqytetit . Kohët e fundit është rritur numri i personave të cilët kanë pasur simptoma të tilla si , dhembje grykësh , temperaturë të lartë dhe ndjenja plogështie . Disa nga këta pacientë i janë nënshtruar analizave të cilat janë dërguar në Institutin e Shëndetit Publik për t'u analizuar nëse janë të prekur me virusin A/H1N1. Këto informacione i ka konfirmuar për "Ora News", mjekja infeksioniste Sabahet Dedja.
Mjekja infeksioniste gjithashtu ka theksuar se poliklinika numër 9 është pajisur me mjete mbrojtëse si maska dhe doreza, por jo me tamiflu.
Sipas Mjekes Sabahet Dedja, tamifluja duhet të rekomandohet nga mjeku dhe nuk preferohet të përdoret nga çdo i prekur me A/H1N1, sepse mund të ketë ndikime anësore.