E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, rrëzohet avioni, të paktën 17 viktima

Të paktën 17 persona humbën jetën kur një avion pasagjerësh u përfshi sot nga flakët ndërsa kryente uljen në një aeroport në pjesën verilindore të Iranit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
"Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një avion pasagjerësh mori flakë në një aeroport në Mashhad" njoftoi agjencia IRNA, duke shtuar se pjesa tjetër e pasagjerëve ishin evakuar. Ndërkohë, sipas televizionit shtetëror IRIB, një zyrtar i aeroportit deklaroi se në bordin e avionit ndodheshin 153 persona dhe ata udhëtonin nga Teherani drejt qytetit Mashhad.
Disa ditë më parë, një avion iranian që fluturonte drejt Armenisë u rrëzua në veriperëndim të vendit, duke shkaktuar vdekjen e të 168 personave në bord.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›