Gripi i derrit shënon viktimën e 6-të. Vdes një grua nga Kukësi
TIRANË- Virusi A/H1N1 ka shënuar viktimën e gjashtë në vendin tonë. Rasti i fundit është ai i një gruaje nga qyteti i Kukësit, e cila ka ndërruar jetë pak më parë në spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
Sipas burimeve shëndetësore që bëjnë me dije lajmin mësohet se viktima, e infektuar me gripin e derrit vuante edhe nga sëmundje të tjera. Sipas mjekëve, ajo vuante nga tuberkulozi dhe nga kardiopati kronike.
Gruaja, sipas mjekëve ka qenë në trajtim intensiv në Infektiv, por nuk ka mundur të mbijetojë. Me këtë rast mbërrijnë në 6 viktimat nga gripi i derrit në vendin tonë, ku vetëm pak ditë më parë një 18-vjeçare shtatzënë ndërroi jetë pas disa ditësh në koma, pikërisht nga virusi në fjalë.
Sipas shefit te Infektivit në QSUT, Dhimitër Kraja, pacientja është shtruar prej 6 ditësh në këtë spital, kur u soll urgjencë nga qyteti i Berarit ku ishte trajtuar më parë.
"Pacientja, e moshës 18 vjeçare nga Kuçova, ishte në muajin e 8 të shtatzanisë dhe pas analizave rezultoi se ishte prekur nga A'/H1H1", sqaron Kraja. Ajo nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, vijon mjeku infeksionist, duke shtuar se gratë shtatzëna janë në grupin e riskut.
Sipas rekomandimeve të OBSH-së, shtatzënat duhet të jenë të parat që duhet të faksinohen nga A/H1N1.
Statistikat botërore tregojnë se një nga kontigjentet më të rrezikuara janë grate shtatzënë, pasi vete barra e lodh organizmin dhe sjell çrregullime, ç'ka rrezikon që ato ta kalojnë gripin më rëndë se të tjerët.
Ditën e diel më 13 dhjetor një 31 vjeçar nga Vlora humbi jetën nga virusi i rrezikshëm. Ai kishte pasur një gjendje gripale ku është trajtuar në kushtet e shtëpisë dhe kur është përkeqësuar është shtruar me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Mësojmë se i riu me incialet E.M, nga Vlora, nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë, siç kanë qenë rastet e tjera me sëmundje kronike.
Vetëm një ditë para ketij rasti, Ministria e Shëndetësisë kishte konfirmuar vdekjen e dy personave te tjere , që kuroheshin në spital nga virusi i rrezikshëm, njohur si gripi i derrit. Dy viktimat ishin nga Shkodra, një burrë dhe një grua perkatesisht 53 dhe 47 vjeç.
Ndërsa viktima e pare ka qenë një burrë 57-vjeç nga Sukthi i Durrësit qe ndërroi jetë ne 3 dhjetor në Sanatorium ku ishte i shtruar pas komplikacioneve që shfaqi nga prekja me virusin A/H1N1. Ky person vuante nga sëmundje kronike të zemrës si dhe kishte një sëmundje të pashërueshme në prostatë. Prekja nga A/H1N1 i ka krijuar komplikacione me organet e frymëmarrjes duke i marrë edhe jëtën.