E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule rizgjidhet në krye të PBDNJ

Kreu i PBDNJ-së ka hedhur akuza ndaj partive çame se po pengojnë integrimin. Ai ka sulmuar edhe PD

TIRANË- Vangjel Dule do të jetë sërisht kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kongresi i Jashtëzakonshëm i kësaj force ka votbesuar Dulen për një mandat tjetër në postin e kryetarit, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe rrugën e zgjehdur prej tij për të qëndruar në opozitë me qeverinë Berisha. Nga 468 delegatë pjesëmarrës në Kongres 436 prej tyre votuan pro rizgjedhjes së Vangjel Dules në krye të PBDNJ-së, 12 kundër, 15 absetuan dhe 5 vota u konsideruan të pavlefshme. Nderkohë para se të shkohej në votim Dule në fjalën e tij të mbajtur para delegatëve ka pranuar deshtimin e PBDNJ-së në zgjehdjet e përgjithëshme parlamentare duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë kryesore. Por sipas tij shkaku kryesor i këtij rezultati jo pozitivë ka të bëj me luftën që pushteti i bëri kësaj force përgjatë gjithë fushatës elektorale. Ai shtoi se PBDNJ-ja në zgjedhjet e Qershorit nuk u ndodh para Partisë Demokratike, por sipas Dules u ndesh me shtetin -partiak që synonte të përjashtonte minoritetin. "Nuk kishte përballë partinë Demokratike, se ne mund të përballemi me Partinë Demokratike, me argumentin politik, me platformën politike, ne kishim përballë shtetin partiak të Partisë Demokratike. Nuk ishin një, nuk ishin dy, nuk ishin tre. Ishin mbi 63 shkarkime koletive", - u shpreh Dule. Ai ka hedhur akuza edhe ndaj aleatëve socialistë, të cilët sipas tij nuk arritën të mbronin votën e tyre në zgjehdje. Gjithashtu Dule ka shpjeguar se arësyeja pse PBDNJ vendosi të largohej nga koalicioni i djathtë me të cilin deri para zgjedhjeve ishte në qeverisje, kishte të bënte pikërisht me faktin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes PD-së dhe partisë ccamëve, PDI. Duke iu referuar edhe bashkëpunimit pas zgjehdor të PD-së edhe me PDU-në, Dule ka theksuar se këto parti nuk përfaqësojnë objektivat për të cilat janë ngritur por vetëm kërkojnë prishjen e marrëdhënieve me shtetin fqinj, Greqinë. "Ne nuk mund të bashkëpunojmë në kuadrin e një koalicioni ku bëjnë pjesë forca politike, të cilat sot e kësaj dite në mesin e Tiranës, jashtë ambasadës së Bashkimit Evropian, kërkojnë të mos ecë përpara procesi i integrimit në qoftëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të mbështetura në objektiva fantazmë. Me forca politike në thelbin e programeve të të cilave është armiqësia, e shkuara, prishja e marrëdhënieve të fqinjësisë, të bashkëpunimit, prishja e marrëdhënieve të partneritetit, programe dhe filozofi që u drejtohen në kundërshtinë e tyre aleatëve tanë", - tha dje Dule. Kongresin e PBDNJ-së e ka përshëndetur edhe kryetari socialistë Edi Rama, i cili ndersa ka konfirmuar frymën e mirë bashkëpunuese që ekziston mes këtyre dy forcave, ka sqaruar se hapja e kutive dhe transparenca e zgjehdjeve do të bëj të mundur ccuarjen në vend të vullnetit të popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›