Gripi i derrit, vdes nëna 18-vjeçare dhe fëmija e saj
Një ngjarje e rrallë dhe tepër e dhimbshme ka shqetësuar dje shqiptarët në përgjithësi dhe të gjitha nënat në veçanti. Gripi i derrit tregohet "i pamëshirshëm" edhe me fëmijët ende pa ardhur në jetë...
Viktima e pestë e gripit të derrit është shënuar dje, rreth orës 17:00. Ajo ishte një vajzë 18-vjeçare, e cila ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve nga gripi i derrit, virusi AH1N1.
Vajza ndodhej prej më shumë se pesë ditësh në shërbimin e infektivit në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", në gjendje stacionare, që do të thotë në situatë të rëndë shëndetësore dhe të pandryshueshme nga trajtimi dhe kurat.
Dje vajza 18-vjeçare ka qenë në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, është përkeqësuar, krahasuar me ditët e mëparshme. Kjo ka bërë që gjithë trupa mjekësore, specialistë, mjekë dhe stafi i shërbimit të infektivit të mblidheshin në një konsultë urgjence, ku të diskutohej lidhur me këtë çështje, gati unike në të gjithë botën, që pas evidentimit të rastit të parë me AH1N1.
Ngjarja
Mjekët e repartit të infektivit kanë diskutuar lidhur me mundësinë për të shpëtuar të paktën fëmijën në barkun e nënës, menjëherë pas shqyrtimit të çështjes dhe mospërmirësimin e gjendjes shëndetësore për disa ditë me radhë të nënës 18-vjeçare. Specialistët kanë barazuar mundësitë dhe probabilitetin për çdo ndërhyrje kirurgjikale. Por pavarësisht trajtimit, mbajtjes në sektorë të specializuar, kontrollit dhe vëzhgimit të trupës mjekësore, komplikacionet e shkaktuara nga gripi i derrit kanë qenë fatale si për nënën e re 18-vjeçare, ashtu edhe për fëmijën e saj 8-muajsh. As reparti i terapisë intensive, as tamifluja dhe as kujdesi për gjashtë ditë me radhë nuk kanë nxjerrë nga rreziku për jetën 18-vjeçaren.
Ndërsa mjekët po përpiqeshin të gjenin si zgjidhje interventin për të sjellë në jetë fëmijën në muajin e tetë, është përkeqësuar gjendja shëndetësore e nënës së re, duke sjellë edhe humbjen e jetës.
Viktimat e AH1N1
Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se vetëm gjatë dy javëve të fundit kanë gjetur vdekjen si pasojë e komplikacioneve nga gripi i derrit katër persona. Nëna e re bashkë me foshnjën e saj në bark çojnë në gjashtë numrin e viktimave të gripit të derrit brenda territorit të Shqipërisë. Numri i personave të prekur nga gripi i derrit ka kaluar numrin 320, por sipas specialistëve, nëse do të merreshin më shumë kampionë ekzaminimi, do të kishim 4-5 fish më shumë të konfirmuar të prekur nga gripi i derrit, AH1N1.
Deri tani po shihen me prioritet për monitorim të gjitha rastet e rënda me AH1N1, duke përfshirë në listën e prioriteteve edhe ekzaminimet e vdekjeve të rastësishme. Veç pacientes 18-vjeçare që ka humbur jetën dje, pesë pacientët e tjerë që gjendeshin në gjendje të rëndë kanë dalë nga rreziku për jetën.
Sakaq, Ministria e Shëndetësisë njofton se ditën e premte mbërrin stoku i parë i vaksinave specifike të gripit të derrit. Kompania me të cilën është lidhur kontrata, është hungareze.